
Dieta braziliane është një nga dietat “e shpejta” më të popullarizuara dhe mundëson që për dy javë të dobësoheni madje 10 kilogramë. Ekzistojnë dy variante – dieta braziliane “super-e shpejtë” dhe “normale”.
Bën pjesë në kategorinë e dietave të varfra nutritive, ndërsa ne ju prezantojmë variantin e shëndetshëm nëse dëshironi të liroheni nga kilogramët e tepërt para sezonit të verës.
Varianti normal i dietës braziliane zgjat katër javë, dhe me ndihmën e saj mund të humbni deri në 12 kilogramë. Hahet 4-5 herë në ditë, ndërsa ushqimet themelore janë perimet dhe pemët.
Menyja shtatëditore
E hënë
Mëngjesi: portokall, banane dhe një filxhan lëng portokalli;
Zamra: një gotë lëng portokalli dhe një copë buke të thekur;
Dreka: 100 gramë peshk të zier, 100 gramë sallatë nga perimet e pagatuara;
Darka: – krejt njëjtë si mëngjesi;
Para se të shkoni në shtrat: 1 gotë lëng portokalli, 1 copë e vogël buke e thekur.
E martë
Mëngjesi: vezë të ziera butë, një filxhan lëng molle;
Zamra: një copë e vogël buke e thekur, një gotë lëng molle;
Dreka: 100 gramë të mishit të zier, 2 patate të ziera, 4 gjethe të sallatës së gjelbër.
Darka: 200 gramë peshk të zier, ve shumë të ziera, sallatë të gjelbër, bizele të gjelbër.
Para se të shkoni në shtrat: një filxhan lëng të mollës, bukë të thekur.
E mërkurë
Mëngjesi: një filxhan qumësht pa yndyrë, një copë buke të thekur;
Zamra: 100 gramë djathë të payndyrshëm;
Dreka: 100 granë oriz, 150 gramë sallatë me lakër të freskët me sos të përbërë nga një limon dhe një lugë majdanoz të grirë imët;
Darka: 100 gramë mish të zier, një mollë, 4 gjethe të sallatës së gjelbër;
Para se të shkoni në shtrat: një filxhan lëng molle, një copë e vogël buke të thekur.
E enjte
Mëngjesi: një filxhan lëng ananasi, 60 gramë ananas;
Zamra: një filxhan lëng ananasi, një copë e vogël buke të thekur;
Dreka: 100 gramë mish të zier, një copë e vogël djathi dhe një portokall.
Darka: 2 patate të ziera, 150 gramë sallatë nga karota e freskët e grimcuar me pak vaj;
Para se të shkoni në shtrat: një filxhan lëng ananasi, një copë buke të thekur.
E premte
Mëngjesi: Një filxhan lëng molle dhe një copë e vogël buke të thekur;
Zamra: një mollë, një portokall;
Dreka: 150 gramë peshk të zier, 2 karota të vogla të ziera;
Darka: një pjatë supë perimesh, një pjatë krem supe nga kërpudhat ose një pjatë çorbë e peshkut, një copë e vogël buke;
Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng portokalli, një copë e vogël buke të thekur.
E shtunë
Mëngjesi: një gotë lëng molle, një copë buke të thekur;
Zamra: 150 gramë sallatë nga panxhari i zier i grimcuar, me pak vaj bimor;
Dreka: një pjatë supë perimesh, kërpudhash apo çorbë peshku, një copë e vogël buke;
Darka: 100 gramë kërpudha të fërguara, 100 gramë sallatë nga perimet e pagatuara.
Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng molle, 2 biskota të freskëta.
E diel
Mëngjesi: një banane, një grusht rrush të thatë;
Zamra: një gotë lëng karote, një copë e vogël buke të thekur;
Dreka: 100 gramë mish të zier, 100 gram sallatë nga lakra e freskët, qepë e bardhë dhe lëng nga 1 limon;
Darka: një pjatë me perime apo çorbë peshku nga kërpudhat, 100 gramë pemë, 4 gjethe të sallatës së gjelbër;
Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng molle, dy fiq të thatë.
Menyja përsëritet sipas nevojës prej 2 deri 4 javë – kurrsesi më gjatë. Kthimi në ushqimin “normal” arrihet me rritjen para së gjithash të pemëve dhe perimeve, dhe pastaj me rritjen e ngadalshme të ushqimeve që përmbajnë proteina. Siç e shihni, kjo dietë është e pasur me pemë dhe perime – pra nuk mund të shkaktohet mungesë e vitaminave dhe mineraleve.
Me këtë dietë rekomandohet edhe 30 minuta shëtitje, vozitje me biçikletë apo not çdo ditë.


po kte dieten e ka ber ndo1.ka dhen rezultat
e kam bere une kete dieten dhe kam humbur 8 kg per 4 jave
ju lutem nje pergjigje doja : a mund ta mbaj dieten me shume se 4 jave? ndjehem shume mire dhe nuk kam pasur asnje efekt anesor keshtu qe nuk shoh arsye pse mos ta mbaj me gjate
Ju urojme qe keni marre besimin dhe guximin per te mbajtur kete diete qe ju kemi ofruar dhe shpresojme te keni arritur qellimin.
Pasi edhe vet dieta ka shumellojshmeri ne ushqime dhe konsumim te vitaminave dhe mineraleve, ju nuk keni se cfare te humbasni.
Ju mund ta vazhdoni perseri kete diete per te arritur peshen tuaj te deshiruar.
Femina.al
Ju lutem tregomni pse gjate dietes anjeher nuk lexova qe mund te lexoj diqka qe mudn te eprdori qaj apo kafe apo uj,,,pa te cilat une smund ta kaloj diten ,,,ju jam mirnjohese nese me ktheni pergjigje se dua ta provoj kete diete,,,,
Per efekte maksimale duhet ti permbaheni dietës por sigurisht që uji është i domosdoshëm për organizmin andaj edhe lojet të përdoret.
Në dietë nuk janë të përfshia çaji dhe kafeja.
flm fisnik por une s duhan pirese edhe qe se paku en dite i pi 5 kafe si ti a bej sipas teje mos m ei pi dy kafe mengjes une as ne pune nuk mund te shkoj …
Nuk e di cfare te ju them
provoni dieten edhe me kafe pra
kjo dieta esht para apo pas buke????
Para buke
nje sqarim doja ,ktu qe thot nje filxhan leng anansi dhe 60 gram ananas_duhet te pim lengun dhe te ham dhe ananas ,po ashtu thot dhe per portokallin,faleminderit..
Pikerisht ashtu, pra te beni leng nga ananasi dhe te hani 60 gram ananas. E njejta vlen edhe per produktet tjera. Shpresoj te ju ndihmoje
faleminderit
a mund te bejm zavendsimin e qumshtit me ndonje leng tjeter..??
Dieta origjinale eshte ashtu pra. Mund te konsumoni qumesht me pak yndyre!
psh une kam fillu kete diete dhe ka 4 dite dhe as nej kile nuk kam rene si ak mundesi?????????????’
Pershendetje Silvia
Menyja përsëritet sipas nevojës prej 2 deri 4 javë. Sigurisht se do te keni ndryshime nese i permbaheni dietes, por duhet te dini se nuk ndikon njejte ne cdo organizem.Te dikush mund te ndikoje shume shpejt e tek dikush me gjate..Shpresoj te ju ndihmoje
po doshta do kem ndryshimi po behen 10 dite qe mbaj diete kam ren 2 kile por un keshtu i bije te bi 4 kile ne kater jave asgje kot fare nuke shte epr m kjo diete besoj se per asnej nuk bien per kaq pak mos shkruani kot 10 kg per 2 ose 4 jave me mir ethuani 4 os e5
E nderuara silvia,
Ne nuk i nxjerrim nga mendja keto dieta. Ne vetem ju ofrojme dieta te cilat i ka bere dikush tjeter. Kete diete pervec ne Femina.al sigurisht se e keni edhe ne qindra faqe te tjera te internetit, me emer te njejte.
Ju duhet ta dini se jo çdo organizem vepron menjehere ne cdo diete.
pasi te mbaroje dieta ,a i rifiton kilet e humbura? sepse kam degjuar qe dietat e shpejta nuk funksionojne dhe i rimerr kilet prape,ndonjehere dyfishin.
I nderuar Ismail,
Dieta ne fakt eshte nje regjim i mire i te ushqyerit. Me fjalen diete nenkuptohet ushqyeshmeri me e shpeshte dhe me e shendetshme. Dieta nuk eshte qe gjithe diten te mbetesh e/i uritur.
Pa dyshim se nese prej dietes humbasni disa kg dhe arrini qellimin tuaj, e me pas perseri i ktheheni zakonit te vjeter (duke ngrene pa rregull dhe ne menyre jo te shendetshme) do ti ktheheni kilogrameve.
Prandaj, kjo diete ne nje menyre eshte edhe edukate se si duhet te ushqehemi.
Pasi te keni arritur peshen tuaj te deshiruar, mundohuni qe edhe me tej ti permbaheni ushqimit dhe te ushqeheni mire.
Shpresoj te ju kemi dhene pergjigje te qarte dhe te pranueshme.
Femina.al
a i mer kilet e humbura nqs mban kete lloj regjimi pas dietes : ne mengjes : biskota dietike dhe nje leng molle . ne zamer : nje cope buke e thekur dhe nje leng cfaredo . ne dreke : gjelle . ne darke : prape nje cope buke me pak djathe
Keto ushqime te lartepermendura jane me kalori te ulta dhe nuk besojme se me perdorimin e tyre mund te ktheni peshen perseri. Por megjithate, duhet te mbani mend se ushqimi duhet te jete i llojllojshem dhe mos te jete i njejte.
pershendetje, neqofte se dikush e ka provuar kete diet dhe ka pasur rezultate, do tju kish lutur te me tregoni. deshiroj ta filloj dhe une por ne fillim dua te dij mos ka efekte anesore. pres pergjigje
Pershendetje rreze,
Ne fillim te komenteve mund te lexoni mbi komentin e enxhit e cila thote se ka bere kete diete dhe ka humbur 8 kilogram per 4 jave.
thnx ; )
per ato qe nuk mund te hane ananas ,a mund ta zevendesojne me nje leng tjeter si psh lengu i molles apo i portokallit? po aty ku thote 100 gr mish i zier,a lejohet te konsumohet byftek?
Edhe pse ananasi eshte me i mire nga lengu i molles ose portokallit, ju nese nuk mund te konsumoni ananasin atehere lengu i molles do te ishte me i mire per ju.
Per efekt me te mire duhet te konsumoni mishin e zier per dallim nga ai i skuqur.
Ju mund te konsumoni edhe biftek ose mishin e zier ta zevendesoni me ate te pules.
nqs dobesohesh,lekura fillon te varet . si mund ta parandalojme kete?
Pergjigja me e mire per ju lidhur me kete pyetje eshte qe ju te konsultoni mjekun tuaj.
Ne nuk mund te ju japim nje pergjigje per kete pasi qe nuk i takojme domenit te pyetjes tuaj.
Ju faleminderit per mirekuptim.
Femina.al
a eshte e nevojshme te jesh gjithmone ne levizje qe te funksionoje dieta?
Ne fund te tekstit shkruan: Me këtë dietë rekomandohet edhe 30 minuta shëtitje, vozitje me biçikletë apo not çdo ditë.
Pra, duhet te beni aktivitete fizike cdo dite te pakten 30 minuta.
pershendetje jam nje goce 16 vjec dhe kam nevoje te humb vetem 5 kile pasi kg e teperta i kam te perqendruara vetem ne zonen e barkut..per sa dite eshte e keshillueshme ta ndjek kete diete? flm
Pershendetje grejsi,
Per shkak se menyja e ushqimit brenda 7 diteve dallon nga dita ne dite, pra ushqimi eshte i lloj llojshem, ju mund te provoni fillimisht per nje jave dhe me pas do te shihni rezultatin.
Kjo diete nuk do te thote se per 2 jave secili qe e mban dieten do te mund te humbe 10 kg pasi qe cdo organizem reagon ndryshe ndaj kesaj diete, tek dikush ndoshta do te duhet edhe me gjate te vazhdoje kjo diete.
Shpresjme te ju kemi dhene pergjigje te pranueshme dhe te qarte.
Femina.al
po u treguat shume te qarte dhe shume flm per shpjegimin,suksese te metejshme
ju lutem nje pergjigje doja . mund te hash mish te skuqur ne vend te mishit te zier??
Nuk preferohet mishi i skuqur. Ne vend te tij sipas mundesive me mire eshte qe te perdorni mishin e bardh (mish peshku ose mish pule).
e mbajta muajin e pare dieten dhe pata rezultate .pak a shume te njejtat rezultate si te enxhit. kam 2 jave qe kam filluar muajin e dyte sepse kam deshire ta mbaj 2 muaj dieten por deri tani nuk po shoh asnje rezultat. vetem 1 muaj jep rezultate dieta?
Menyja përsëritet sipas nevojës prej 2 deri 4 javë – kurrsesi më gjatë. (keshtu shkruan ne fund te tekstit). Megjithate, ju nese ndjeheni mire mund te vazhdoni me dieten deri sa te arrini rezultatin e deshiruar. Nese shifni ndonje “problem” atehere ndalojeni ate, edhe pse nuk besojme te keni ndonje rezultat anesore sepse kjo diete permbane ushqim te lloj-llojshem qe duhet cdo njeri te konsumoje ushqim te tille.
Shpresoj te ju kem dhene pergjigje te qarte dhe te pranueshme
fisnik atehere perse pashe te shkruar kete koment?Ju mund ta vazhdoni perseri kete diete per te arritur peshen tuaj te deshiruar.Femina.al
Po pra, ju mund te vazhdoni dieten deri sa te arrini rezultatin e deshiruar, NESE nuk vereni ndonje rezultat anesor.
une po e vazhdoj dieten dhe nuk kam asnje efekt anesor por nuk po shoh asnje rezultat. trupi im nuk po reagon si ne kuren e pare
ju lutem mund te na thoni nje diete e cila perbehet nga 1200 kalori ne dite? si psh nje pershkrim cfare duhet te hajme ne mengjes dreke e darke si dhe mes vaktesh?? faleminderit
Pershendetje egi,
Per fat te keq nuk mund te ju sjellim ndonje diete te tille..
Flm per mirekuptim
pershendetje
kam nje pyetje,a mund te dobesohemi ose te biem te pakten 4 kile nese hame vetem molle per nje jave? ju lutem nese mund te me ndihmoni,pres pergj tuaj
Pershendetje grejsi,
Lexoni dieten me molle ne kete link: http://www.femina.al/2011/07/dieta-me-molle-per-7-dite-3-kilograme-me-pak.html
Shpresojme te ju ndihmoje ne qellimin tuaj.Femina.al
pershendetje; e kam lexuar dje kete djet dhe me pelqeu ,shpresoj qe te jet e mundshme,do ta filloj te henen,dhe do ju shkruaj pas 2 javesh per rezultatin,faleminderit
Ju faleminderit per komentin tuaj. Shpresojme te arrini qellimin. Me respekt – Femina.al
Pershendetje , kjo diet pak a shume qenka e ngjashme me dietat sipas kalorive dhe te gjithe qe e provojn nuk besoj se do humbin diqka tjeter perveq kileve te teperta , ju lutem nese keni njohuri ti pergjigjeni pyetjes sime — Filxhani apo gota cfare madhesie duhet jen dmth sa ml ?- sepse kur eshte fjala tek regjimi edhe lengjet duhet konsumuar ne njefar mase e jo te teprohen. Flm
me ka ndihmuar shum kjo diete edhe e fryme edhe humba 9kg…:)flmm
Pershendetje Buk,
Filxhani ose gota duhet te jete si cdo filxhan dhe gote standarde. Pra kur permendim filxhan ose gote nenkuptojme madhesite e zakonshme normale te filxhanit ose gotes. Pra nuk duhet qe gota ose filxhani juaj te jete me madhesi per 2 liter leng!!!!!! Nese konsumoni 0.1 ml me teper ose me pak se nje gote standarde, nuk besojme se keni tepruar ose nuk keni konsumuar sasine e nevojshme! Nuk kemi te dhena me numra per kete diete se sa ml leng duhet te konsumohet!!!
Na vjen mire qe keni arritur qellimin tuaj lea, ju urojme shume shendet
Pershendetje !!! Mund te me thoni cfare mund te bej qe mos te me bjeri shume floku……..dhe qe buzet mos te jene shume te te cara ???
Komenti nuk e ka vendin ne kete postim.
prsh …..ne kete djet nuk permendet faare kripa..a nuk duhet ta perdorim faree….:):0
Nuk do te thote se krypa nuk duhet te perdoret. Nuk ka ndonje specifike per ate.
Perdoreni krypen sa te doni
flm per dijete shum te un ka ndikuar shum mir edhe pse nuk jam permbajtur regullave por per 11 dit kam huhendesmbur 7 kg qe dote thot asht nje diete shum e shendosh dhe qe nuk asht e rezikshme per organizem dhe mbetet te ju them faliminderit per ndihmen qe na keni dhan sado pak nje ndryshim ne ushqim dhe diet e pasur me ushqim te shendosh ju pers
Ju faleminderit per komentin tuaj. Ju urojme shendet
Me fal doja te pyteja nese ananasin mund ta zavencoja me ndonje pem tjeter
Dieta orgjinale eshte me ananas, por ne rast se nuk keni mundesi te perdorni ananasin, atehere zevendesojeni me ndonje peme tjeter. Te pakten duhet ti perdorni pemet/perimet e permendura ne dieten e mesiperme dhe te mos shtoni ose largoni me shume se 2 perberes te dietes.
Me shendet, Femina.al
falemniderit