Dieta “Banane e mëngjesit” 0 Komente

Postuar më 22 May 2011 në ora 11:00am

Dieta “Banane e mëngjesit” është dietë e thjeshtë dhe mjaft e njohur e cila para tre viteve shkaktoi mungesë të bananeve në pazarin Japonez. E krijuar nga Sumiko Vatanabe për burrin e saj Hitoshi, dieta fillimisht i fitoi entuziastët japonez për dobësim, e pastaj u përhap në gjithë botën.
Dieta “Banane e mëngjesit” është e lehtë, nuk është e shtrenjët dhe nuk kërkon të numëroni kalori, e as të largoni produkte të caktuara nga ushqimi.

Rregullat e dietës

Hani banane në mëngjes. Ditën duhet ta filloni me konsumimin e bananes. Nëse një banane nuk ju ngop, mund të hani edhe një, por nuk duhet të tejngopeni. Bananet duhet të konsumohen të freskëta.
Duke ngrënë banane pini edhe një gotë ujë me temperaturë të dhomës. Uji nuk duhet të jetë i ftohtë ose i ngrohtë, por patjetër të jetë në temperaturë të dhomës. Nëse dëshironi të pini kafe, bëjeni atë 20 minuta pas ngrënies (mëngjesit).
Konsumoni drekë dhe darkë normale. Me këtë dietë nuk kufizohet konsumimi i kalorive, e as nuk kërkohen prodhime të caktuara të largohen nga ushqimi. Megjithatë, nëse dëshironi që dieta të jetë efikase, është e nevojshme ta ndaloni konsumimin e ushqimit të yndyrshëm. Rregulla e vetme që duhet ta respektoni është që të mos tejngopeni, dmth hani deri sa nuk jeni 80% të ngopur.
Është i ndaluar konsumimi i deserteve. Nuk duhet të konsumohen as gjëra tjera të ëmbla, e as deserte të njelmëta pas ushqimit.
Vetëm në ora 15 pasdite lejohen disa copë çokolatë (2-3 copa).
Mbrëmja nuk duhet të jetë më vonë se ora 20. Këshillohet që ushqimi i fundit gjatë ditës të jetë në ora 18:00.
Nëse dëshironi mund të merreni me aktivitete fizike nëse kjo nuk ju sjell stres dhe dhimbje. Dieta propozon ushtrimet si një opcion.
Detyrimisht bini në gjum para mesnatës. Sa më herët, aq më mirë.

Anët pozitive

Popullariteti i dietës me banane më shumë ka të bëj me faktin se është e lehtë, nuk është e shtrenjët dhe nuk është e nevojshme të numërohen kaloritë ose largimi i ndonjë produkti nga ushqimi.
Njerëzit me lehtësi mësohen në mënyrën e re të ushqimit, kurse dietën mund ta praktikojnë edhe personat më të zënë sepse nuk është e nevojshme të përgatiten ushqime speciale.

Përveç asaj, bananet janë burim i shkëlqyeshëm i kaliumit dhe fibrave, andaj e përmirësojnë tretjen e ushqimit dhe e zvogëlojnë ndjenjën e urisë.
Edhe një anë tjetër pozitive është që kjo dietë rekomandon që të fleni para mesnatës. Shkencëtarisht është e vërtetuar se mungesa e gjumit sjell në rritjen e peshës trupore, kurse gjumi i mjaftueshëm ndihmon në mirëmbajtjen e peshës së shëndetshme.

Anët negative

Dieta “Banane e mëngjesit” nuk është e krijuar nga persona mjeksorë dhe nutricionistë. Megjithatë, kritika më e madhe që i adresohet kësaj diete është se nuk ka kufizime në drekë dhe darkë. Kundërshtarët e dietës mendojnë se ajo nuk mund të jetë e suksesshme nëse është e lejuar që të konsumohet çfarëdo ushqimi gjatë kohës së drekës dhe darkës.
Gjithashtu, si minus konsiderohet edhe ajo që dieta nuk përfshinë aktivitete fizike, por vetëm e paraqet si një opcion.

Kohëzgjatja dhe rezultatet

Dieta “Banane e mëngjesit” fillon të tërheq vëmëndjen e Japonezëve me dëshirë për tu dobësuar pasi që Hitoshi Vatanabe paraqiti se me ndihmën e kësaj diete e kishte zvogëluar peshën trupore për 16.8 kilogram.
Por, kur këngëtarja e operës Japoneze – Kimiko Mori publikisht pranoi se kishte humbur peshë gati 7 kilogram për 6 javë, dieta me banane u bë një hit i madh në Japoni. Atëherë importi i bananeve në Japoni ishte rritur për 25%, por as ajo nuk kishte arritur ta mbulojë kërkesën, dhe si rezultat i kësaj raftet për banane në supermarketet kishin qenë të zbrazëta për një kohë të gjatë.

Mbështetësit e këtij regjimi të të ushqyerit rekomandojnë që dieta “Banane e mëngjesit” të praktikohet më së paku 2 javë. Pjesa më e madhe e njerëzve aspak nuk kishin ndjerë se janë në dietë, andaj edhe i përmbahen rregullave të lartëpërmendura për një kohë më të gjatë.
Në internet forumet dhe bloge, ata që kishin arritur ti përmbahen dietës paraqesin rezultate të ndryshme. Por, realisht është që të pritet zvogëlim i peshës trupore me 3 – 3.5 kilogram për dy javë.
Që të arrini afekt maksimal, zvogëloni konsumimin e ushqimit të yndyrshëm, mos hani deri sa të ngopeni dhe praktikoni aktivitet fizik së paku 30-45 minuta çdo ditë.

Lidhje të ngjashme

Komento