Hani kos për të larguar erën e keqe nga goja 0 Komente

Postuar më 23 May 2011 në ora 5:30pm

Kërkime dhe eksperimente shkencore kanë provuar se kosi përbën një nga aleatët më të fuqishëm në luftimin e erës së keqe të gojës, kariesit dhe sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve.

Çelësi i kësaj aftësi e të mrekullueshme të kosit është ekzistenca e baktereve të tij aktive, konkretisht të Lactobacillus bulgaricus dhe Streptococcus thermophilus. Pra, nuk ekziston asnjë dyshim që kosi përbën një pastiçeri më të mirë se ëmbëlsirat dhe çokollatat, të cilat shumica prej nesh i konsumojmë gjatë ditës për të thyer urinë.

Këshillojmë tek ata persona të cilët vuajnë nga era e keqe e gojës, të konsumojnë më tepër kos me fruta, sesa ëmbëlsira. Era e gojës mjaft herë nuk ka të bëjë me larjen e dhëmbëve, por me aftësinë e shumëzimit të shpejtë të baktereve të gojës.

Përveç konsumimit të kosit këshillojmë përdorimin e penjve të dhëmbëve dhe vizita të shpeshta tek dentisti.

Lidhje të ngjashme

Komento