Ktheni shkëlqimin pas lindjes 0 Komente

Postuar më 16 May 2011 në ora 1:00pm

1. Mos u shqetësoni me pamjen tuaj gjatë javëve të para
Jini të durueshme, sepse nga shumë faktorë mvaret se sa shpejtë do të ktheni pamjen e mëhershme. Vitet kanë shumë rëndësi, si dhe cila shtatzëni e rradhës është, sa keni qenë aktive para lindjes, dhe çfarë gjenesh keni. Është e vërtetë që disa nëna, menjëherë pas lindjes për disa javë e kthejnë barkun e rrafshët dhe mund ta veshin garderobën e vjetër por nuk duhet të krahasoheni me këto gra, sepse ato janë fatlumet e rralla.

Nëse i shikoni të gjitha jopersosmëritë fizike si çmim për bebushin e mrekullueshëm që keni sjellë në jetë, atëherë nuk do të brengoseshit më, vetëm prisni disa muaj që të filloni të ktheheni në peshën e mëparshme…

2. Riktheni energjinë e humbur
Krahas kujdesit rreth fëmijës dhe nevojës për të fjetur, nënave të reja ju mbetet shumë pak kohë për të rikthyer energjinë e nevojshme. Dy-tre javët e para, fokusohuni në pushim dhe në kujdesin rreth të posalindurit. Në këtë periudhë, gjumi është shumë i rëndësishëm për shërim të shpejtë, prandaj mundohuni që të pushoni kurdo që fle foshnja.
Shëtitja, aktiviteti i matur, dëgjimi i muzikës dhe ushqimi i shëndetshëm mund të bëjnë mrekulli, kur është në pyetje disponimi i mirë. Kujdesuni që dita të mos ju bëhet rutinë e mërzitshme, e cila injoron nevojat tuaja. Për nënat e reja, viti i parë është më i lodhshmi, por gjeni pak kohë gjatë ditës vetëm për veten dhe kënaquni me aktivitetet që ju relaksojnë, shoqërimi me shoqet, shopingu…

3. Kujdesuni për flokët tuaj
Flokët ju duket plotësisht të pajetë, ju bien, janë të thatë, atëherë është koha që të shkoni tek parukeri, si dhe kjo ndihmon që të përmirësoni disponimin dhe do të ju ndihmojë që të ndjeheni mirë. Gjatë kohës kur foshnja fle, lusni partnerin të kujdeset për të, ndërsa ju shkoni tek parukeri, që të preni flokët apo për ndonjë fenirim.
Mos vendosni papritur për prerjen e flokëve shkurtë sepse ju bien, kjo është për shkak se rënia e flokëve pas lindjes është normale dhe zakonisht zgjat rreth 6 muaj.

4. Fshihni zonat e errëta nën sy
Pjesët e errëta nën sy, janë të parrezikshme dhe më e rëndësishme është që kanë karakter kalimtar, por gjithsesi nuk duken bukur. Nëse dëshironi që të kalojnë vetvetiu për një javë – dy, procesin mund ta përshpejtoni duke vendosur vata të ftohta nën sy, disa herë gjatë ditës.
Qeset e ftohta të çajit mund ta zvogëlojnë errësimin, si dhe gjelli për sy nga baza e kamomilit apo trangullit (të cilat do të duhej të qëndronin në frigorifer). Edhe një mënyrë tjetër është që të pushoni sa më shumë, ideale do të ishte koha kur edhe foshnja fle.

5. Kujdesuni për lëkurën e fytyrës
Si shumë nëna të reja, hormonet e shtatzënisë dhe stresi i paslindjes mund të ndikojnë dukshëm në lëkurën e fytyrës, më saktësisht mund të ju shfaqen aknet, puçrrat e kuqe, apo njollat e errëta. Disa nga këto ndryshime kalojnë me kohë, megjithatë, nëse dëshironi ti shmangni puçrrat sa më shpejtë nga fytyra, krijoni në banjon tuaj një sallon të improvizuar kozmetike. Bleni losionin e përshtatshëm, pillingun, maskën për fytyrë dhe natyrisht kremin dhe gjeni 20-30 minuta kohë që të merreni me fytyrën tuaj.

6. Vishni rrobe të rehatshme
Mos u apasiononi me faktin që menjëherë pas lindjes mund të bartni rrobet e tuaja të vjetra, sepse pak janë fatlumet që mund ta bëjnë këtë.
Pas lindjes me siguri më shumë do të ju konvenojnë rrobet e lira, të cilat në vete përmbajnë elastinë, sikurse disa nga rrobet që i keni bartur gjatë shtatzënisë. Në shtëpi me siguri që do të ju konvenojë të vishni pigjame dhe trenerka, me ngjyrat e preferuara, në të cilat do të ndjeheni mirë. Poashtu, këto rrobe janë praktike edhe në rastet kur foshnja mund të vjell mbi ju…
Gjatë shëtitjes, apo në raste të ngjashme, vishni ngjyra më të errëta, pjesa e sipërme dhe e poshtme le të jenë të një nijanse, sepse në këtë mënyrë do të fshihni më mirë mungesat, dhe freskohuni me ndonjë detal më të hapur.

7. Bleni detale të reja veshjeje
Pa marrë parasysh nëse tërë ditën qëndroni në shtëpi, gjeni pak kohë që të dilni në dyqane dhe të blini gjëra të reja, si çantë, shall, pigjame të reja apo ndonjë palë çorape. Nuk ka grua që nuk ndjehet e lumtur kur blen diçka të re, kështu që këto imtësira me siguri që do të ju zbukurojnë ditën.

Lidhje të ngjashme

Komento