Miqtë e zemrës suaj 0 Komente

Postuar më 17 May 2011 në ora 5:58pm

Nese nuk jeni kujdesur për shëndetin e zemrës suaj aq sa duhet dhe nëse e keni lënë anësh atë, vizitoni sa më shpejtë mjekun tuaj pasi ky moskujdes mund t’ju kushtojë shumë.

Të paktën mundohuni të zgjedhni ushqime që do të jenë miq të zemrës suaj. Ja disa nga ato!

Frutat e kuq

Pemët si : qershitë , vishnjet, manaferat etj janë mjaft të dobijshme për zemrën dhe në vecanti për dëmet në damarët e zemrës. Rrushi dhe kumbullat e zeza llogariten si dashamirë të zemrës tuaj.

 

Arrat

Për një jetë më shëndetshme arrat janë të domosdoshme. Arrat mund ti konsumoni si të grimcuara në sallatat e ndryshme ose gjatë ditës të konsumoni një grusht arra. Ato jo vetëm se e pasurojnë organizmin tuaj me vitaminën B por edhe zvogëlojnë sasinë e kolesterolit në gjak

Fasulja

Përmbajtjet e fasuljes zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër.

Lidhje të ngjashme

Komento