Pse disa femra nuk mund të dobësohen? 0 Komente

Postuar më 24 May 2011 në ora 12:22pm

Shumë dama me vite tentojnë të dobësohen dhe prandaj u nënshtrohen dietave drastike  dhe ushtrimeve të lodhshme, por për ndonjë arsye rezultatet dështojnë. A keni menduar ndonjëherë që arsyeja fshihet në tipin hormonal të trupit tuaj?

Estrogjeni, gestagjeni (progjesteroni) dhe testosteroni drejtojnë trupin tonë nga lindja. Megjithatë, tek çdo femër është më i theksuar një, i cili përcakton llojin e saj personal hormonal.

Në jetën e femrës ka periudha të cilat për shkak të hormoneve seksuale janë të favorshme për të fituar peshë: puberteti, cikli menstrual, nën rrethana të caktuara shtatzënia dhe të dhënit gji, klimaksi  dhe menopauza.

Tri lloje hormonale të femrave, dallohen mes vete me shpërndarjen e indit dhjamor në trup  dhe me prirjen më të madhe apo më të vogël ndaj trashjes. Se cilit tip hormonal i takoni mund të konkludoni në bazë të karakteristikave fizike dhe shpërndarjes së indit dhjamor. Mosbalancimi hormonal mund të shfaqet në secilën moshë të jetës, ndërsa për rivendosjen e tij e cila çon në dobësim të suksesshëm është i nevojshëm programi i cili i përshtatet tipit tuaj hormonal.

Tipi estrogjenik i femrës
Ky tip i femrës janë pothuajse gjysma e femrave

Ndërtimi trupor: janë shumë femërore, kanë bel të hollë, zakonisht gjoks të madh, vithe të rrumbullakuara dhe kofshë të plota. Deri në pleqëri të thellë karakterizohen me flokë të fortë  dhe të trashë, lëkurë rozë  dhe të butë. Për shkak të këtyre karakteristikave në mënyrë të përkryer përshtaten në fotografinë e mashkullit për femrën tërheqëse. Në lëkurën e cila më së shpeshti është shumë e butë, lehtë grumbullohet uji, prandaj është e prirë ndaj shfaqjes së celulitit në vithe  dhe kofshë. Edhe pse shpesh kanë lartësi të ulët apo mesatare, fermat e tipit estrogjen kanë eshtra të fortë, prandaj është probabiliteti më i vogël që do të sëmuren nga osteoporoza.

Psika: Këto femra janë të dashura, fleksibile, të afta për punë ekipore, të lidhura për shtëpi. Duke mbizotëruar estrogjeni, veçanërisht në vitet e hershme, mund të nxiten vështirësi tipike psikike të sindromit paramenstrual si nervozizmi, ndryshime në disponim dhe sulme të urisë. Hormonet atëherë bëhen vrasëse të rrezikshme të vitalitetit.

Si të qëndroni vitale: Ju përgjigjet ushqimi pa yndyrë me karbohidrate nga drithërat dhe sasinë e vogël të proteinave me origjinë shtazore. Për të qëndruar të holla, për ju zgjidhja do të ishte dieta insulinike, praktikimi i jogës për balancim të hormoneve, ushtrimet për zhvillimin e muskujve, periudhat e rregullta të relaksimit, ushtrimet për pjesët problematike të trupit siç janë këmbët dhe vithet dhe ushtrimet e moderuara të forcës të cilat nuk do t’i ngarkojnë nyjat.

Tipi progjestin i femrës
Tipi progjestin i femrës sipas pamjes gjendet në mes tipit estrogjen dhe testosteron, ndërsa i takojnë 25 deri 35 për qind e femrave.

Ndërtimi trupor: Tipi progjestin ka ndërtim të brishtë trupor, bel të hollë, gjoks të vogël, legen të ngushtë, vithe të vogla dhe kofshë vitale. Për shkak të mungesës së estrogjenit, këto femra në pubertet hyjnë një deri dy vjet më vonë. Shpesh janë jashtëzakonisht të larta, ndërsa flokët i kanë kryesisht të hollë, indin lidhës të dobët, për të cilën arsye rrudhat në lëkurë shfaqen mjaft herët.

Psika: Janë të qëndrueshme, këmbëngulëse dhe kanë shanse të mira për sukses në mësim dhe punë. Niveli i lartë i progjestinit ka efekt qetësues, sepse metabolitet e hormoneve stabilizojnë qelizat nervore dhe reduktojnë eksitimin.

Si të qëndroni vitale: Për të qëndruar vitale, shmangni konsumimin e karbohidrateve në mes vakteve dhe rrisni aktivitetin trupor. Rekomandohen ushtrimet të cilat kanë për qëllim forcimin, ushtrimet për fuqi, dhe praktikimi i rregullt i jogës, dieta insulinike dhe periudhat e rregullta të relaksimit.

Tipi testosteron i femrave
Këtij tipi hormonal të femrës-atlete i takon rreth 15 për qind e femrave

Ndërtimi trupor: Ije të ngushta, vithe të vogla, kofshë vitale dhe bel i theksuar dobët, supe të gjera  dhe gjoks mesatarisht i madh. Për shkak nivelit të lartë të testosteroneve, muskujt janë më të theksuar dhe zhvillohen lehtë me ushtrime. Femrat e këtij tipi shpesh kanë ind lidhës të fortë dhe janë leshtore në fytyrë dhe fyt, ndërsa flokët i kanë të trasha dhe të forta. Për dallim nga dy tipat tjera hormonale, ky tip gjatë trashjes indin dhjamor më parë e fiton në stomak, ndërsa këmbët, ijët dhe vithet i mesin të holla.

Psika: Shpirt garues dhe dëshirë për sukses. Vetëbesim, dëshirë për pavarësi dhe përgjegjësi.

Si të qëndroni vitale: Shtimin në peshë e ndihmon ushqimi i përzier, ndërsa pesha rritet edhe me ushtrimet e rregullta për fuqi, sepse rritet edhe masa muskulore. Për mbajtjen e linjës së hollë rekomandohet edhe ushqimi insulinik dhe praktikimi i jogës për lëvizshmëri më të mirë dhe çlirim nga stresi.

Lidhje të ngjashme

Komento