Testi i shtatzanisë 0 Komente

Postuar më 23 May 2011 në ora 3:48pm

Kur një grua ngelet shtatzënë, trupi i saj fillon të prodhojë një hormon të quajtur HCG (Human Chorionic Gonadotropin). Ky hormon jep rezultatin pozitiv në testin e urinës dhe të gjakut. HCG prodhohet nga embrioni në vendin e implantimit. Implantimi ndodh në ditën e 6 deri 10 pas konceptimit. Kur embrioni rritet niveli i HCG dyfishohet çdo 2-3 ditë.

Qëllimi kryesor i këtij hormoni është të mbajë një balancë të drejtë midis estrogjenit dhe progesteronit deri sa placenta të filloj ti prodhojë në sasi të mjaftueshme. HCG e arrin pikun në javën 10 deri 12 duke arritur nivele deri 300 000 mIU/ml dhe më pas ky nivel bie.

Gratë shtatzëna mund të ndryshojnë, përsa i përket nivelit të HCG-së në periudha të ndryshme të shtatzanisë. Por me tu shfaqur HCG, niveli i saj nuk bie më deri në javën 10-12 të shtatzanisë (moshë menstruale). Një rënie dramatike e nivelit të HCG mund të jetë indikator i një ndërprerjeje shtatzanie. Tabela më poshtë jep një nivel mesatar të HCG të shprehur në mIU/ml në gratë shtatzëna me moshë 3 deri 26 javë nga menstruacionet e fundit. Duhet marrë parasysh që në gratë shtatzëna HCG-ja mund të rritet më shpejtë.

Një nivel HCG-je më i vogël se 5 mIU/ml tregon se ju nuk jeni shtatzënë.

 

Javë, që nga periodat e fundit – (Sasia e HCG mIU/ml)

3 (5 – 50)

4 (4 – 426)

5  (19 – 7,340)

6 (1,080 – 56,500)

7-8 (7,650 – 229,000)

9-12 (25,700 – 288,000)

13-16 (13,300 – 254,000)

17-24 (4,060 – 165,400)

25-40 (3,640 – 117,000)

 

Gratë shtatzëna zakonisht kanë një përqendrim në serum të HCG nga 10 deri në 50 mIU/ml në javën që vjen pas asaj të koncepsionit. Maximumi arrihet midis muajit të dytë dhe të tretë dhe më pas përqëndrimi bie.

Lidhje të ngjashme

Komento