Femrat më të prekura nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme 0 Komente

Postuar më 03 Jul 2011 në ora 7:55pm

Gjithnjë e më shumë gratë e reja janë të prekura nga semundjet seksualisht të transmetueshme.

Në 10 vjet rastet e klamidias janë dyfishuar dhe trendi i sëmundjeve seksualisht të trasmetueshme (SST), per fat të keq  është gjithnje e në rritje. Në 60 % të rastëve përfshijnë gratë, sidomos shumë të reja në moshë.

Këto janë vetëm disa nga të dhënat e raportit të parë të Qëndres Europianë për Kontrollin e Semudjeve (European Center for Diseases Control), që paraqiti disa ditë më parë dhe që duhet të na bëjnë të reflektojmë.

Mendoni se në kontinëtin e vjetër janë rreth 334.000 rastët e raportuara vetëm me klamidia, nje infeksion që, nëse lihet pas dore mund të ketë komplikime shumë serioze.

Në shumicën e rastëve nuk ka simptoma, por përhapet në organizëm dhe mund të arrijë deri në tubat fallopiane që shkatojnë një inflamacion të legenit, madje edhe shtërpesinë.

Të dhënat emergjente tregojnë një zvogëlim të vogel të gonorrese dhe sifilisit, por këto janë semundje që zakonisht kanë rëndesi të madhe tëk meshkujt.

Raporti  i ECDC, siç shpjegojnë ekspertët nuk merr në konsideratë të gjitha sëmundjet veneriale, mungojnë p.sh lythat gjenital dhe herpes, të cilat kanë një ndikim më të rëndësishëm se kalmida vetë.

Armët dhe kurat për të luftuar këto sëmundje që kryesisht prekin të rinjtë nga 15 deri në 24 vjeç, ekzistojnë.

Së pari, është thelbësore parandalimi. Sidomos në verë, gjatë pushimeve, kur  është me e lehtë për të patur mardhënie të rastit, rriten ankesat e ekspertëve, përdorimi i një prezervatitvi ndihmon në parandalimin e shtatzanive të padëshiruara dhe mbi të gjitha nga sëmundjet SST, si klamida, por edhe sida, apo hepatiti.

Së dyti  është e rëndësishme për të berë një diagnozë sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk duhet të injorojmë siptomat e çdo lloji dhe duhet të bisedoni me mjekun tuaj nëse ju nuk keni patur mardhënie seksuale të pambrojtura. Testet diagnostikuese specifike lejojnë trajtimin e duhur. Prandaj vajza të dashura tregohuni të kujdesshme dhe flisni me njëra-tjetrën për këtë problem.

 

Lidhje të ngjashme

Komento