Autizmi: shenjat paralajmëruese që çdo prind duhet ti di 0 Komente

Postuar më 29 Aug 2011 në ora 8:23pm

Kjo është e provuar shkencërisht, që ndërhyrja e hershme mund të përmirësojë ndjeshëm rezultatin e jetës së personave me autizëm.

Prindërit kanë frikë nga autizmi tek fëmijët e tyre, dhe kanë shumë të drejtë. Çrregullimi kompleks dhe misterioz i trurit, nga shkaqe të panjohura, e shkatërron aftësinë e fëmijës për të folur dhe komunikuar me të tjerët.

Fëmijët autist, zakonisht nuk diagnostikohen para moshës dy vjeç, por disa fëmijë fillojnë të tregojnë shenjat e autizmit edhe para kësaj moshe. A egziston rreziku nga autizmi tek fëmija juaj? Ja çfarë duhet të dini dhe në çfarë duhet të keni kujdes.

Nuk ka lidhshmëri
Edhe nëse janë shumë të vegjël për të folur, fëmijët tipikë bëjnë çmos dhe çfarëdo nv mënyrë që të tërheqin vëmendjen e edukatorëve të tyre. Ata buzëqeshin, lëvizin këmbët dhe duart etj. Një fëmijë që nuk bën ndonjë përpjekje për tu lidhur me të tjerët, mund të jetë autist.

Kontakt i dobët me sy
Foshnjat në moshën dy muajshe, do të duhej të fillonin kontaktin me sy. Gjer në moshën një apo dy vjeç, nëse fëmija juaj duket i painteresuar që ti shikojë gjërat (duke përfshirë edhe gojën), më shumë se sa në sy, kjo është shenjë që tregon që fëmija mund të jetë autist.

Ku janë fjalët?
Guuguu-gaagaa nuk është vetëm gjë e ëmbël. Kjo është një mënyrë me anë të së cilës fëmija juaj u tregon që aftësitë e të folurit po zhvillohen. Nëse fëmija juaj nuk gugon gjer në muajin e gjashtë apo nëse gugon pa kuptim, pasi që është dashur të fillojë ti përdorë fjalët – ai/ajo mund të jenë autist apo të kenë ndonjë problem të ngjashëm.

Nuk i njeh emrat
Fëmija në moshën gjashtë muajshe, do të duhej të kthej kokën kur dikush e thërret në emër. A i injoron fëmija juaj, thirrjet tuaja apo ju shikon shumë rrallë? Kjo është një shenjë paralajmëruese.

Ma trego buzëqeshjen
Buzëqeshini fëmijës dhe ai do të duhej t`ua kthej poashtu me buzëqeshje – së paku në shumicën e kohës. Foshnjat e bëjnë këtë që në moshën dy muajshe. Nëse fëmija nuk ua kthen fare buzëqeshjen apo të qeshurat, kjo gjë do të duhej të ju alarmonte.

Vendosja e çuditshme e lodrave
Fëmijët autist shpesh do të bëjnë gjëra të çuditshme me lodrat e tyre. Ndoshta do i rrotullojnë, shkundin apo çmontojnë – dhe këtë do ta bëjnë pa ndonjë kuptim apo dobi.

Lëkundja e duarve
Lëkundja e shpeshtë e duarve pa ndonjë arsye të veçantë është shenjë paralajmëruese e autizmit. Poashtu, edhe lëkundjet tjera të trupit apo pozitës mund të jenë shenja problematike. A i shtrëngon fëmija juaj shpesh këmbët apo duart? A i kthen shpesh kyçet në duar?

Ecja në gishtërinj
Shumica e fëmijëve ecin në gishtërinj kur ende nuk kanë filluar të ecin vet, apo kur janë përreth tavolinave apo divaneve. Disa fëmijë këtë e bëjnë edhe më vonë, por për argëtim. Por, nëse fëmija juaj ecën në gishtërinj shumicën e kohës, dhe nëse e shihni që nuk po mundet ta përballojë këtë, se thembra po i bie, do të duhej të brengoseni.

Përsëritja e fjalëve
A është fëmija juaj, jehona personale e juaj, duke përsëritur disa fjalë apo të gjitha fjalët që ju thoni? Kjo është shenjë brengosëse. Disa fëmijë më me dëshirë i përsërisin të gjitha që i dëgjojnë nga TV apo reklamat, se sa të fillojnë komunikimin me të tjerët me ndihmën e fjalëve të tyre

Imitimi, imitimi
Foshnjat dhe fëmijët e vegjël kanë dëshirë ti imitojnë sjelljet e të tjerëve. Në atë mënyrë mësojnë të buzëqeshin, të hanë, të luajnë. Fëmija me shenja autizmi, i imiton të tjerët shumë rrallë. Në vend të kësaj, ata vetëm vëzhgojnë, dhe nuk imitojnë. Fëmijët autist kur fillojnë ti imitojnë të tjerët, këtë nuk e bëjnë për arsye të lojës shoqërore.

Egzistojnë edhe disa shenja të tjera, të cilave duhet ti kushtoni vëmendje:

  • Fëmija nuk ka kërkesa, pothuajse asgjë nuk kërkon apo nuk merr ato që i ofrohen, ai shërbehet vetëm me gjërat që do.
  • Nuk frikësohet nga personat e panjohur, ende pa i mbushur 1 vjet.
  • Nuk vë në vëmendje largimin e së ëmës apo personit të afërt nga vendqëndrimi, ende pa i mbushur 2 vjet.
  • Nuk luan lojëra të konvertimit dhe nuk i përdorë lodrat si zëvendësim për gjëra.
  • Shfaq shenja zemërimi pa arsye të veçanta, të qarta.
  • Tregon interes opsesivë për objekte të caktuara dhe stimuj.
  • Lidhet shumë për rutinën ditore dhe nuk i pranon ndryshimet.

Natyrisht, si rregull ndonjë nga këto shenja në vetvete, nuk do të thotë ndonjë gjë (ose mund të jetë shenjë e ndonjë çrregullim tjetër), por, në qoftë se ka më shumë shenja, kontaktoni me mjekun tuaj. Sa më parë, aq më mirë.

Kjo është e provuar shkencërisht, që ndërhyrja e hershme mund të përmirësojë ndjeshëm rezultatin e jetës së personave me autizëm./bebaime/

Lidhje të ngjashme

Komento