Çfarë kremi të përdorim për të larguar njollat nga lëkura? 0 Komente

Postuar më 23 Sep 2011 në ora 6:14pm

Kremrat për njollat e fytyrës janë efikase për t’i eleminuar ato, por para se të provoni çdo lloj terapie është mirë që të kuptoni cilët kanë faktorët për shfaqjen e tyre. Njollat e lëkurës janë zona me hiper pigmentim të ardhura si pasojë e akumulimit të tepërt të melaninës.

njollat ne lekure
Janë të shumta shkaqet që ato shfaqen në lëkurë dhe me kalimin e kohës ato tentojnë të bëhen jo të rregullta, por njollat mund të vijnë edhe si pasojë e trajtimeve hormonale apo nga ilaçte foto-sensibilizuese duke mos harruar ekspozimin e tepruar në diell.

Nëse njollat janë prezente apo kanë ardhur si pasoje e shkaqeve të tjera mund të provoni t’i eleminoni me kozmetikë me aksion zbardhues.

Kremra me aksion zbardhues

Në disa rastë njollat mund të zhduken spontanisht por në të shumtën e rasteve duhet të përdorim produkte kozmetike me aksion zbardhues.

Këto reagojnë në dy anë të ndryshme, bllokojnë prodhimin e melaninës ose shpejtojnë ndërrimin kutan.

Mes substancave që bllokojnë prodhimin e melaninës një ndër më të njohurat është vitamina C, e cila ka edhe një aksion antioksidues dhe ndihmon në zbardhjen e njollave. Trajtimet zbardhuese duhet të përdoren për një periudhë minimale prej dy muajsh duke e aplikuar kremin çdo ditë dy herë në ditë.

Por keni kujdes, më parë duhet të konsultoheni me një ekspert para se të përdorni kozmetikë zbardhuese.

Lidhje të ngjashme

Komento