FOTO: Gruaja me thonjtë më të gjatë në botë 2 Komente

Postuar më 15 Sep 2011 në ora 4:43pm

Libri i rekordeve të Ginesit 2012, i cili oficialisht është shpallur sot, është i mbushur me gjëra dhe arritje interesante, por edhe bizare. Në mesin e personave “me fat” që arritën të zënë vend në të, është edhe  Chris Walton, gruaja me thonjtë më të gjatë në botë!

thonjte me te gjate
Gjyshja 45-vjeçare i kishte rritur thonjtë 18 vite me rradhë dhe tani mund të krenohet me gjatësinë e tyre nga 3 metra në dorën e majtë dhe 2,9 metra në dorën e djathtë.

Chris shprehet se edhe për shkak të gjatësisë ajo arrinë të gjendet me punët e shtëpisë, të kujdeset për vehten madje edhe të bëj grimin vetë.

Thonjte me te gjate ne bote
Tani, pasi që ka vendin e garantuar në librin e Ginesit, ajo planifikon “të lirohet” nga thonjtë e gjatë, por do t’i prejë pak nga pak, që më lehtë të mësohet me ndryshimin e ri./Femina.al/

Lidhje të ngjashme

2 Komente

Komento