Flori tradhton kosovarët, i fal këngë serbes Dunja Iliç! 0 Komente

Postuar më 15 Oct 2011 në ora 5:51pm

Pasi krijoi emër në shtetin bullgar, kantautori shqiptar Flori Mumajesi si duket synon edhe tregun serb. Qëllimi i tij me siguri është të bashkëpunojë me yjet më të mëdha të këtij shteti, por për të arritur këtë qëllim, fillimisht atij i duhen disa këngëtare më kontraversve, pasi përmes tyre krijohet emri dhe fama më lehtë.

Edhe pse kjo gjë në këtë kohë duket edhe si tradhëti ndaj popullit të Kosovës, në momentet kur ata luftojnë ende për territore, Flori mundohet të tregojë se arti dhe kultura nuk njohin kufij, racë, fe e popull. Mumajesi do të jetë bashkëpunëtori më i ri në albumin e gjashtë të pop këngëtares serbe, Dunja Iliç. Kështu bën të ditur Dunja gjatë një prononcimi për revistën serbe “Scandal”. “Ka ngelur vetëm publiku të shohë punën time që kam realizuar deri tani.

Janë këngët “Zemra e butë nga kashmiri” (Srce mekse od Kasmira) dhe “Breath” (U Dahu) pastaj dhe gjithë albumin të cilin e kam ekranizuar, që ishte dhe një qëllim imi. Unë jam shumë e kënaqur që audienca e pranoi këtë trend të ri të promovimit të albumit të ri dhe ekipi im është shumë i kënaqur gjithashtu. Vlen të përmendet një këngë speciale që e kam në albumin e ri që e ka punuar kompozitori më i mirë shqiptar, Flori Mumajesi dhe titullohet “Nuk më mbërrin pendimi” (Ne stize me kajanje), që do të ngelet si një nga favoritet e mia në këtë projekt”.

Kështu është shprehur këngëtarja kontraverse serbe Dunja Iliç, gjatë një prononcimi dhënë mediave në Beograd për punën e saj me kompozitorin shqiptar Flori Mumajesi. Në anën tjetër, burimet tona të mirinformuara tregojnë se Flori Mumajesi nuk ka pranuar në studion e tij të inçizojnë këngëtarët e rinj shqiptarë, edhe pse kanë dashur të paguajnë shuma të majme për realizimin e një kënge, ndërsa flitet se për këngëtarët bullgarë dhe serbë, ai punon me një çmim tejet të ulët ose thuajse pa pagesë. Dunja njihet si mike e afërt e këngëtares tjetër serbe, Svetlana Raznatoviç (Ceca), bashkëshorti i së cilës ka qenë në krye të paramilitarëve serbë, që kanë kryer masakra gjatë luftës së

Lidhje të ngjashme

Komento