Infertiliteti, 10 mënyrat natyrale për ta luftuar 0 Komente

Postuar më 05 Oct 2011 në ora 5:18pm

Infertiliteti është lufta për shumë çifte e cila përfundon në zgjidhje mjekësore shumë të kushtueshme të kombinuar me ilaçe të pakëndshme. Dietologia Blerina Bombaj në këtë numër sjell 10 mënyrat natyrale e disponueshme për çiftet për të luftuar infertilitetin. Këto sipas saj janë10 ndryshime të thjeshta në ushqim dhe regjim. E bazuar në studimet e fundit nga shkencëtarë të Harvardit po ju tregoj shkurt çfarë duhet të bëni për të rritur shancet e një shtatzanie:

Ushqimi i fertilitetit

1. Hekuri: marrja e mjaftueshme e hekurit nga suplement ose nga burime bimore (psh. Thjerrza, fasule, spinaq etj) ka treguar se ul riskun e infertilitetit

2. Bulmet me yndyre të plotë: Të paktën një racion qumësht se kos në ditë duhet të jetë me yndyrë të plotë si psh. 2% e lartë. Konsumi vetëm i bulmetit pa yndyrë ka pasur lidhje me ulje të fertilitetit.

3. Proteina nga burime bimore: Rrisni konsumin e proteinave bimore si ato të fasuleve, orizit, drithrave, frutave të thatë, farave.

4. Yndyrna te pangopura, bimore: Konsumi i përditshëm i vajrave si vaji i ullirit, i lulediellit dhe misrit është i preferuar dhe këshillohet të zëvendësojnë yndyrnat e ngurta si margarina, gjalpi, dhjami të cilat këto të fundit janë lidhur me ulje të fertilitetit.

5. Përdorimi i multivitaminave është lidhur me ulje të infertilitetit në disa studime.

6. Ulje e përdorimit të sheqerit dhe produkteve të miellit: Një reduktim i ushqimeve që rrjedhin nga përpunimi i drithrave dhe brumrave të tjerë si dhe sheqerit është shumë i këshillueshëm sidomos për femrat që vuajnë nga Sindroma e Polikistit të Vezoreve.

7. Peshë e ulët trupore: Shtatzania dhe laktacioni kërkojnë një trup të aftë për të përballuar nevojat e këtyre fazave dhe që kjo të ndodhe trupi i femrës duhet të ketë sasinë e mjaftueshme të dhjamit në trupit. Por KUJDES: njësoj ndikon negativisht edhe teprica e dhjamit në trup, prandaj rekomandohet që femra të ketë ose të arrijë një peshë optimale, normale përpara se të mbetet shtatzanë.

8. Cigarja, kafja dhe alkooli : në sasi të vogla nuk duket se kanë ndonjë efekt negativ për sa i përket fertilitetit por gjithsesi rekomandimet janë për të pasur shumë kujdes që të mos teprohet me të tre këto produkte.

9. Rrisni aktivitetin fizik që të rrisni Fertilitetin! Sidomos aktiviteti fizik intensive duket të përmirësojë në mënyrë të konsiderueshme kushtet e një shtatzanie.

10. Evitoni ndotësit e ambjentit: Pak e vështirë kjo sepse nuk është tamam në dorën tonë por gjithsesi ushqimet që akuzohen për përmbajtje mërkuri janë peshqit me trup të madh si peshku ton, peshkaqeni, salmoni etj.

Në përfundim do doja të theksoja se një trup i shëndetshëm që do të thotë një jetë me ushqim cilësor, regjim të rregullt dhe pa abuzime do të ishte me i preferuar për krijimin e një jete të re!

Lidhje të ngjashme

Komento