Te besh seks gjate shtatzanisë nuk te bën dem, por ne disa raste mjeku këshillon te kundërtën. Ja se cilat janë këto raste.

Te vjella, lodhje, frike se mos dëmtohet fëmija? Te besh seks gjate shtatzanisë duket paksa e komplikuar. Ne përgjithësi nuk është e rrezikshme, por ka edhe disa raste kur mjeku këshillon ndalimin e këtij raporti. Ja cilat janë ato.
- Nëse ka një rrezik lindjeje te parakohshme, e trashëguar kjo apo fale një qafe mitre te dobët dhe te shkurtër. Ne këtë rast sperma do te përshpejtonte hapjen e kësaj te fundit. Për këtë arsye ata qe duan ta përshpejtojnë lindjen përdorin “metodën italiane”, domethënë bëjnë seks për te nxitur lindjen e fëmijës.
- Nëse keni pasur me pare një abort. Ne këtë rast duhet me çdo kusht te evitohet penetrimi gjate dy muajve te pare te shtatzënisë.
- Ne rastet e placenta praevia-s, domethënë nëse placenta ndodhet sipër qafës se mitrës.
- Ne rast hipertensioni apo rrjedhjeve te gjakut te shfaqura qe ne fillim te shtatzënisë. Është normale qe gjate seksit te ketë edhe rrjedhje te vogla gjaku, sepse qafa e mitrës behet me e brishte. Megjithatë, nëse shihet qe ka me shume se normalisht duhet te lajmëroni menjëherë gjinekologun.
- Se fundi dhe çka është normale, nuk duhet te ndodhe asnjë penetrim nëse kane rene ujërat. Rreziqet e infeksioneve për fetusin ne këtë rast do te ishin shume te mëdha

