‘Shatirimi’ dhe ngjyrosja e flokëve irriton lëkurën 0 Komente

Postuar më 22 Nov 2011 në ora 9:14am

Preparatet për ngjyrosjen e flokëve përmbajnë substanca të forta kimike nga të cilat mund të vijë deri te skuqja, inflamacioni, luspimi ose infeksioni i lëkurës.

‘Shatirimi’ dhe ngjyrosja e flokëve irriton lëkurën

Mundësitë më të mëdha që të paraqiten simptoma të këtilla janë nëse tashmë jeni duke shfrytëzuar ndonjë preparat, i cili e bën lëkurën më të ndjeshme (P.sh. preparatet të cilat përmbajnë acid retinoli ose glikoli, ose disa përbërës tjerë të cilët përdoren për piling kimik të lëkurës.

Mirëpo, edhe nëse nuk jeni duke përdorur produkte të këtilla dhe i përmbaheni kohës së caktuar të ngjyrosjes, megjithatë mund të vijë deri te shfaqja e reaksionit irritues. Lëkura e dikujt është më e ndjeshme në substancat kimike për ngjyrosjen e flokëve. Prandaj, për arsye parandaluese, njëherë përdoreni produktin në një sipërfaqe më të vogël të lëkurës.

Nëse bëhet fjalë për irritim më të lehtë ose skuqje të lëkurës të shkaktuar nga ngjyra për flokë- asgjë për t’u shqetësuar: lyeni atë pjesë me krem hidrokortizoni 1%. Mirëpo, dhimbja, plagët e vogla në lëkurë ose flluskat, janë shenja të cilat tregojnë se duhet të shkoni te dermatologu. /telegrafi/

Lidhje të ngjashme

Komento