Adoleshentët në depresion , 12 simptomat 0 Komente

Postuar më 03 Nov 2011 në ora 1:54am

Simptomat e hershme të adoleshentit në depresion, mund të diagnostifikohen vështirë sepse ato duken normale në fytyrën e adoleshentëve. Por cilat janë shenjat e para që ndihmojnë në zbulimin e gjendjes së rëndë mendore tek një i ri.

Depresioni te adoleshentët mund të vërehet nëse ai i përjeton këto simptoma:

1. Ndryshime në shprehin e të ngrënit dhe të gjumit (të ngrënit apo fjetja e tepërt apo e pakët)
2. Humbje apo fitim i konsiderueshëm në peshë
3. Mos vajtja në shkollë, rënie në suksesin shkollorë
4. Mos përjetim të kënaqësis në aktivitete të cilat më parë ishin shumë atraktive
5. Pavendosshmëri, humbje të koncentrimit ose harresë
6. Ndjenja e pavlerës dhe fajit
7. Reagim të tepruar në kriticizëm, iritueshmëri
8. Ndjenja që asnjë përpjekje nuk është e vlefshme
9. Ankesa të shpeshta në lidhje me shëndetin
10. Zemërim, inat, shqetësim
11. Humbja e entuziazmit dhe motivimit
12. Abuzim me drog/alkool,mendime të vdekjes dhe vetëvrasjes

Lidhje të ngjashme

Komento