Copëza nga “Të jetosh, të dashurosh, të kuptohesh” 0 Komente

Postuar më 05 Nov 2011 në ora 9:57pm

“Po qeshët, ka rrezik t’ju marrin për budallenj”. E pastaj? Ku ka më të gëzuar e më të kënaqur se budallenjtë?

“Po qatë, ka rrezik t’ju marrin për sentimentalë”. Natyrisht që unë jam sentimental. Më pëlqen! Lotët mund të jenë të dobishëm.

“Po vendose kontakt me një tjetër, ka rrezik të hysh në marrëdhënie të vërtetë”. Cili është ai që rrezikon kaq? Unë, unë dëshiroj të rrezikoj!

“Po i shfaqe ndjenjat e tua, ka rrezik të tregosh ‘unin’ e vërtetë”. E pse jo, çfarë kam tjetër për të treguar?

“Po shfaqët idetë dhe ëndrrat tuaja përpara turmës, ka rrezik që t’ju quajnë naiv”. Oh, më kanë thirrur me epitete mjaft më të këqija.

“Po dashurove, ka rrezik të mos ta kthejnë me të njëjtën monedhë”. Po unë nuk dashuroj që të ma kthejnë dashurinë.

“Po shpresove, ka rrezik të dëshpërohesh; po tentove, ka rrezik të dështosh”. Por është e nevojshme të kalosh rreziqe, sepse rreziku më i madh në jetë është të mos rrezikosh asgjë. Njeriu që nuk rrezikon asgjë, nuk bën asgjë, nuk ka asgjë, nuk është asgjë dhe nuk bëhet asgjë. Mund të shmangësh vuajtjen dhe ankthin, por nuk mund të mësosh, të ndjesh, të ndryshosh, të përparosh, të dashurosh dhe as të jetosh. I lidhur me zinxhir nga siguritë e tua bëhesh skllav. Ke hequr dorë nga Liria. Vetëm njeriu që rrezikon është me të vërtetë i lirë./botimetshqiptare/

Lidhje të ngjashme

Komento