Në sajë të dozës së lartë të vitaminave C dhe E, që përshpejtojnë krijimin e kolagjenit dhe hidratimin natyral të lëkurës, kivi është ”eliksir” i pabesueshëm në luftën kundër rrudhave. Ky është rezultati që doli nga një studim britanik.
Për shkak të kësaj, si preventivë dhe për reduktimin e treguesve më të dukshëm të viteve, por edhe forcimin e sistemit imunitar, rekomandohet konsumimi i rregullt i kivit, që ka vetëm 45 kalori. Përveç vitaminave C dhe E, përmban edhe fibra bimore, kalium, bakër, magnez dhe mangan.
Kivi është i pasur edhe me acid askorbik, që neutralizon bakteret dhe mbledh poret.Nëse keni filluar të hani kivi kundër rrudhave, efektin mund ta forconi me maskë: bëni kremin nga një kivi dhe pak kos. Aplikoni në fytyrë një shtresë të trashë, lëreni të veprojëshkurt, dhe shpëlajeni mirë
Lidhje të ngjashme




keni keshilla per femijet diabetik
shum mir po beni per kto reklama ,,por ju kisha lut se qka preferohet te perdoret mes shumti per ftyr me lekur te ndyrshmee sepse kam ca probleme me lekuren qe nuk me don krema te yndyrshmee…..
si mundem ti largoj pikat e kafta nga fytyra nese mund te me ndihmoni