Bukuria & Moda

Kombinimet e buzëkuqit me ngjyrën e fytyrës

Kombinimet e buzëkuqit me ngjyrën e fytyrës

Postuar më 24 Qer 2012 në ora 9:28pm

Make up-i duhet të kombinohet me ngjyrën tonë të lëkurës. Është një rregull kyç, që duhet ta vëmë në përdorim gjithnjë kur kemi për të blerë produkte kozmetike. Përse mos ta respektoni këtë rregull edhe me buzëkuqët?

Shkëlqyesit ngjyrë rozë i shkojnë të gjithave dhe në veçanti atyre që kanë lëkurë të çelët. Tonalitete pak më të ndezura si rozë e theksuar i shkojnë atyre që kanë flokë të kuq dhe lëkurë të çelët.

Tonalitet e kafta janë ideale për flokë të kuq apo gështenjë, dhe me lëkurë jo shumë të çelët. Nxjerrin në pah të bardhën e syrit.

Ngjyra e purpurt kombinohet…

Make-up rezistent për verën, të gjitha sekretet për ta realizuar

Make-up rezistent për verën, të gjitha sekretet për ta realizuar

Postuar më 23 Qer 2012 në ora 3:50pm

Në këto ditë të nxehta është e domosdoshme që tualeti të jetë rezistentë.

Si ta përgatisni fytyrën ? Fillojmë me përgatitjen e lëkurës së fytyrës. Fillohet me një hidratim të mirë të lëkurës me një qumësht të lehtë, duke përfunduar me një aplikim të mirë tonik që mbyll poret.

Kremi duhet të jetë shumë i butë, të thithet nga lëkura shumë shpejt dhe të aplikohet sapo të jetë nxjerrë nga frigoriferi.

Baza Për të qenë perfekte, më mirë të lini me një anë fondotinten e zakonshme fluide dhe të përdorni ato mat, për një fondotinta kompakte. Kini kujdes që të aplikoni…

Mjalti triumfon mbi bakteret

Mjalti triumfon mbi bakteret

Postuar më 23 Qer 2012 në ora 3:18pm

Mjalti ka aftësi kuruese dhe dezinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas një studimi, mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh, dhe ndihmon kundër gripit, kundër diarresë dhe qetësimit të stomakut

Eksperimentet e bëra në mjaltë kanë treguar se vetia e tij embytjes së baktereve (efekti bakteriocid) është dy herë më e madhe nëse mjalti zbutet me ujë.

Është vërtetuar se 1 kg mjaltë ka 3150 kalori, kurse gjatë ditës njeriut i nevojiten mesatarisht 2800-3000 kalori.

Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend, mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastër syrin,…

Lidhje permanente  |  Etiketuar me: , , ,
Makina e dasmës suaj!

Makina e dasmës suaj!

Postuar më 20 Qer 2012 në ora 9:17pm

Makina e epokës është një ndër përbërësit më të rëndësishëm për t’a shndërruar dasmën tuaj në një përrallë të vërtetë. Sa prej jush kanë ëndërruar për dasmën e tyre një makinë epoke?

Falë nesh, ëndrra juaj mund të shndërrohet në realitet! Dasmë, fejesë, përvjetor martese…

Shërbimi ynë lind për të kënaqur të gjitha dëshirat tuaja. Shërbimi i makinës me shofer është ideali për marrjen e nuses dhe shoqërimin e çiftit, për një përvjetor martese, fejesë, ditëlindje, ose çfarëdolloj dite të rëndësishme në jetën tuaj, shkruan ikub “Makina Dasme” vë në dispozicion dy prej makinave më të bukura për dasma në Shqipëri: Lafer MP…

Syze Dielli

Syze Dielli

Postuar më 16 Qer 2012 në ora 4:03pm

Nuk do te mund te mungonin edhe ne kete sezon nje nga aksesoret me te preferuar per te gjitha vajzat…Syzet e Diellit.

Ne Galerine e meposhtme do te shikoni nje shumellojshmeri modeles nga firmat me te njohura…..por duhet te keni shume kujdes te zgjidhni ato syze qe jane te pershtatshme per fytyren tuaj.

Lidhje permanente  |  Etiketuar me: , , , ,
Arti i thonjve

Arti i thonjve

Postuar më 15 Qer 2012 në ora 4:52pm

Nga “Sirena” tek “Batman” apo edhe Indiana Jones dhe deri tek “Tetris”.

 

 

Britaniku Kayleigh O’Connor ka krijuar një art të vecantë, duke u frymëzuar nga kinemaja botërore.

24-vjecari i ka krijuar persoanzhet e këtyre filmave tek thonjë, të cilët janë dizenjuar në to.

 

 

Këta janë të gjithë personazhet, që djali adhuron në jetën e tij.

 

Lidhje permanente  |  Etiketuar me: , , , ,
Dy maska hidratuese të dobishme për fytyrën

Dy maska hidratuese të dobishme për fytyrën

Postuar më 15 Qer 2012 në ora 4:33pm

Lëkura e irrituar ose e dëmtuar mund të trajtohet me çmim të ulët, në mënyrë të sigurt dhe të lehtë me produkte që ju mund t’i keni në shtëpi.

Ndryshe nga produktet komerciale të cilat shpesh përmbajnë kimikate ose aroma artificiale, maskat e bëra në kushte shtëpie janë shumë të sigurta dhe shumë ushqyese për lëkurën tuaj.

Maskat që do të sjellim më poshtë janë shumë të rëndësishme për lëkurën tuaj, pasi e zbusin dhe e mbajnë atë në mënyrë natyrale.

Maskë me mjaltë, kos, vezë

Kjo maskë hidraton lëkurën, ushqen dhe e pastron atë nga qelizat e vdekura.

Përbërësit:

1 lugë e vogël…

Veshje të brendshme seksi për nuse 2012

Veshje të brendshme seksi për nuse 2012

Postuar më 09 Qer 2012 në ora 5:18pm

Barbara Pavlin tregoi edhe njëher pse Victoria Secret’s adhurohet nga e gjithë bota.

Hungarezja sensuale ka pozuar me veshje të brendshme seksi për nuse të Victoria Secret dhe ka cmendur burrat anenmbanë botës.

Vera po vinë dhe shumë vajza të reja do të martohen. Nëse bëheni nuse, zgjidhni këto veshje që ti çmendeni burrat.

Maskë me banane dhe portokall për fytyrën tuaj

Maskë me banane dhe portokall për fytyrën tuaj

Postuar më 08 Qer 2012 në ora 4:44pm

Bananet janë një nga frutat më të ushqyeshëm për trupin tonë, sepse ato përmbajnë sasi të mëdha magnezi, kaliumi, zinku, jodi, hekur dhe vitamina A, B (acid folik), E, dhe F.

Për shkak të këtyre cilësive është përdorur shpesh për të luftuar rrudhat.

Kjo maskë gjithashtu zbut dhe ushqen lëkurën tuaj dhe rekomandohet për të gjitha llojet e lëkurës.

Para se të aplikoni maskën në fytyrë dhe qafe pastrojeni atë në mënyrë që të hapen porët e fytyrës dhe thajeni me peshqir.

Përbërësit:

1 lugë gjelle lëng portokalli ½ banane 1 lugë gjelle mjaltë organik

Përgatitja:

Ngroheni mjaltin derisa të bëhet i lëngshëm (jo…

Maskë me aspirina për fytyrën

Maskë me aspirina për fytyrën

Postuar më 07 Qer 2012 në ora 10:55pm

Keni dëgjuar për maskën me aspirina? Është një nga maskat më efektive për lëkurën tuaj. Kjo maskë është e lehtë dhe e përballueshme.

Aspirina përmban acid acetil salicitik, i cili ndihmon në pastrimin e lëkurës tuaj deri ne thellësi. Largon qelizat e vdekura nga lëkura, hap poret e lëkurës. Kjo është ajo që e bën lëkurën tuaj të ndihet më e butë dhe më e qetë.

Aspirina ka veti anti-inflamatore që e bën aspirinën unike dhe efektive në trajtimin e puçrrave dhe pikave të zeza.

Kujdes! Para se të aplikoni maskën në fytyrë lajeni fytyrën dhe qafen me ujë të freskët.

Por…

Më shumë postime

Arkiva e lajmeve

Prill 2014
Hën Mar Mër Enj Pre Sht Die
« Mar    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930