Vitaminat më të mira për të rritur flokët tuaj!1 Koment

Postuar më 01 Gus 2012 në ora 12:14am

Rrisni flokë të trasha dhe me shkëlqim vetëm me ushqime të shëndetshme. Zbuloni se cilat janë vitaminat më të mira për të rritur flokët tuaj shpejt dhe cilat janë ushqimet më të shëndetshme.


Miti i vjetër i thënies ‘Prisni flokët shpesh, sepse gërshëra ju bën mirë’ duket së është keqkuptuar. Mund t’ju duken më të shëndetshme sepse ju keni hequr majat e djegura, por nuk do të ndikojë në rritjen e tyrë nëse ju nuk kujdesëni për rrënjen e flokëve.  Ashtu si lëkura e trupit edhe lëkura e kokës ka nevojë për përkujdesje dhe ushqyes të mirë për të rritur flokë të shëndetshëm. Këtu do t’ju paraqesim 6 vitaminat më të shëndetshme për flokun tuaj:

1. Vitamina A

Kjo është ndoshta vitamina kryesore që ka ndikimin më të madh në proçesin e rritjës së flokëve tuaj. Kjo ndodh sepse ajo ndikon mbi rrënjen e flokut dhe genet të cilat kontrollojnë proçesin e rritjes. Ky proçes fillon kur ju konsumoni ushqime (kryesisht vitamina) të cilat përmbajnë amino-acidë për rrënjen e flokëve, nga ku fillon dhe rritja e shëndetshme. Filloni të konsumoni më shumë; spinak, brokoli, mango, patate e ëmbël, dhe shalqi për dietën tuaj.

2. Vitamina B

Shfaqet në forma të ndryshme si; B2, B6, B12, të gjitha këto vitamina luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e flokëve pasi ushqejnë lëkurën e kokës dhe rrënjet e flokëve me ushqim që në fazat fillestare. Ju mundë të merrni më shumë vitamina ‘B-Complex’ ose nëpërmjet ushqimit të detit si; karkaleca, salmon etj.

3. Biotina

Një tjetër formë e vitaminës B, shpesh-herë e njohur edhe si vitamina H, mendohet që mbron flokët tuaj nga thatësira e tepërt, forcon flokët në rrënje dhe në trup duke mos i lejuar të këputen apo të dëmtohen. Ndikimi më pozitiv që ka kjo vitaminë, është ndalimi i rënies së flokëve, një problem që shfaqet tek pothuajse 50 % e femrave.

4. Vitamina C

Tashmë e dini që vitamina C përbëhet nga agrumet dhe ka ndikim të madh në rritjen e sistemit tuaj imunitar, por ajo gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në kontrollimin e sasisë së yndyrës që prodhon lëkura juaj duke vepruar si një maskë natyrore. Ky hidratim natyror ndikon në procesin e rritjes të shpejtë të flokëve tuaj sepse ndalon rënien dhe dehidratimin e tyre.

5. Vitamina E

Kjo lënë ushqyese është jetike për flokët dhe lëkuren tuaj sepse nxit qarkullimin e gjakut dhe sistemin imunitar duke e bërë atë aktiv. Një element shumë i rëndësishëm për të pasur flokë të shëndetshëm, me ngjyra të ndryshme dhe me shkëlqim.

6. Seleniumi

Është një vitaminë shumë e rëndësishme për flokët tuaj sepse lufton radikalet dhe toksinat që shkaktojnë dëmtimin e flokëve tuaj. Seleniumi gjithashtu përmirëson sistemin imunitar të trupit, një faktor i rëndësishëm në mbajtjen e flokëve të shëndetshëm dhe me shkëlqim. Seleniumin e merrni duke konsumuar ushqime deti, hudhra, drithera, fara luledielli.

Lidhje të ngjashme

1 Koment

  1. fati

    Pershendetje per ti rritur floket dhe per te pasur ritje te shendetshme a mund ta perdorim multivitamin qe tretet ne uje, ju pershendes.

Komento