Dieta e Dukanit36 Komente

Postuar më 20 Qer 2011 në ora 3:00pm

Dieta e Dukanit e përfitoi botën. Duke ju falënderuar fjalëve magjike “Mund të hani sa të doni” dhe premtimeve për dobësim të shpejtë dhe mirëmbajtje afatgjate të peshës, dieta e nutricistit francez d-r. Pierre Dukan po fiton popullaritet gjithnjë e më të madh.

Vërtetimet se Penelope Cruz, Jennifer Lopez, Gizele Bundchen me  ndihmën e dietës së Dukanit kanë ulur kilogramët që kanë fituar gjatë shtatzanisë, si dhe thashethemt se Catherine Middleton dhe nëna e saj para dasmës mbretërore kanë formuar trupat e tyre me ndihmën e kësaj diete, shkaktuan që regjimi i të ushqyerit të rekomanduar nga d-r Dukan të bëhet hit i njohur botëror.

ÇFARË PARAQET DIETA E DUKANIT?

Dieta e Dukanit rekomandon ushqim të pasur me proteina dhe konsumim të sasive të vogla të yndyrnave dhe karbohidrateve. Ajo është e ngjashme me dietën e d-r Atkins dhe shpesh herë quhet dieta franceze e Atkinsonit.
Baza mbi të cilën Dukan-i e “ndërton” këtë dietë është e ashtuquajtura ditë proteine. Së paku një herë në javë të konsumohen vetëm proteina, kurse d-r Dukan rekomandon që ajo ditë të jetë e enjte.Gjatë kohës së dietës mund të konsumoni sa të doni nga ushqimet e lejuara, andaj ana e mirë është se asnjëherë nuk do të ndjeheni të uritur dhe nuk keni nevojë të numëroni kalori.
Libri i njohur i Dukanit paralajmëron se si pasojë e konsumimit të shumë proteinave dhe sasive minimale të karbohidrateve, dieta mund të shkaktojë lodhje, gojë të thatë, kapsllëk.

THELBI I DITËS SË DUKANIT

Dieta e Dukanit bazohet në 4 faza. Dy të parat sjellin në humbje të shpejtë të peshës trupore, kurse dy të fundit fokusohen në mirëmbajtjen afatgjate të linjës vitale me qëllim që kilogramët e humbur të mos kthehen përsëri.

1. Faza: Sulm

Proteine, proteine, proteine.. kjo është e gjithë ajo që Dukani e rekomandon si pjesë të patjetërsueshme të fazës së parë.
Rekomandohet të konsumoni mish të pulës ose misirkës, kurse të anashkaloni mish të kuq (mish viçi, dele etj). Më mirë është ti anashkaloni mishin me lëkurë dhe krahë.
Gjithashtu, në ushqimin tuaj është e lejuar të hyjnë vezët, peshku, soja dhe prodhimet pa yndyrë (me përjashtim të kaçkavallit).

Gjatë kësaj faze duhet që çdo ditë të konsumoni minimum 1,5 litër ujë, të konsumoni një lugë e gjysëm fara të tërshërës/thekër dhe të ecni së paku 20 minuta.

Kohëzgjatja: 1-10 ditë.

Rezultatet: Sipas Dukanit, shumica e njerëzve mbesin në këtë fazë rreth 5 ditë dhe humbin 2-3 kilogram.

2. Faza: Kryqëzim

Thuhet se kjo është faza e peshës aktuale (të vërtetë), gjegjësisht ajo pjesë e dietës me të cilën duhet të arrini në pamjen e dëshiruar të trupit. Gjatë kësaj faze është e nevojshme që një ditë të konsumoni vetëm proteine (sikur në fazën e parë), pastaj një ditë proteine + perime, përsëri vetëm proteine, dhe prap proteine + perime dhe kështu me rradhë.

Lejohen perime si që janë: domate, brokula, patëllxhan, spanaq, rrepa, tranguj, qepë, kungull, kërpudha, etj. Ndalohen perimet që përmbajnë nisheste, si patatet, misri, fasule, bizele.
Rekomandohet të pini shumë ujë, të konsumoni 2 lugë fara thekre/tërshërë dhe 20 minuta ecje çdo ditë.

Kohëzgjatja: Deri sa nuk e arrini peshën e dëshiruar.

3. Faza: Konsolidim

Pasi që me ndihmën e dy fazave të mëparshme të arrini peshën e dëshiruar, qëllimi duhet të jetë që ta mbani atë dhe të mos lejoni që asnjëherë të ju kthehen kilogramët e humbur, prandaj vijojnë faza e Konsolidimit dhe Stabilizimit.

Faza e tretë duhet të ju largojë nga të menduarit që t’i ktheheni zakoneve të vjetra për të ushqyer dhe të ju sjelle në një ekuilibër të balansuar të ushqimit. Gjatë kësaj faze gradualisht filloni t’i konsumoni ushqimet që ju ishin ndaluar më herët.

Çdo ditë mund të hani sasi të pakufizuar të proteinavem (duke përfshirë edhe mishin e kuq) dhe perime, 2 copë bukë integrale dhe 1 copë djathë. Edhe në këtë fazë rekomandohet të pini ujë të mjaftueshëm dhe 20 minuta ecje.

Dukan-i jep mundësi në këtë fazë të konsumohen dy ushqime formale javore , gjegjësisht dy herë në javë të konsumoni apsolutisht gjithçka që dëshironi.
Gjatë kësaj faze duhet të filloni me praktikën e ditës proteinike, dmth një ditë gjatë javës të konsumoni vetëm proteina.

Kohëzgjatja: 10 ditë për çdo kilogram të humbur nga faza e mëparshme.

4. Faza: Stabilizimi

Faza e stabilizimiz ka për qëllim ta mbani peshën.
Autori i dietës premton se edhe pse mund të konsumoni gjithçka që dëshironi, nuk do t’i ktheni kilogramët nëse dhe vetëm nëse një herë në javë keni një ditë proteinike (me meny sikur në fazën e parë; p.sh, të enjten), nëse konsumoni 3 lugë thekër/tërshërë për çdo ditë dhe nëse çdo ditë ecni 20 minuta./Femina.al/

Kohëzgjatja: Gjithë jetën.. :)

REKOMANDIME:

  • Është e lejuar të përdorni uthull për ta “përmirësuar” shijen e ushqimit.
  • Mund të konsumoni çamçakëz për përtypje pa sheqer.
  • Çdo ditë të konsumoni tabletë me multivitamine dhe minerale.
  • Konsumoni kafe dhe çaj pa sheqer.
  • Mos e mbani dietën e Dukanit nëse keni probleme shëndetësore!
Lidhje të ngjashme

36 Komente

  1. tara

    cka eshte kjo doja me falni se jam e maqedonis dhe nuk e kuptoj se dij se kam degjuar   Gjithashtu, në ushqimin tuaj është e lejuar të hyjnë vezët, peshku, doja dhe prodhimet pa yndyrë (me përjashtim të kaçkavallit).

    • tara

      pra ne fazen e par pervec mishit dhe ketyre vezeve peshkut mos konsumojm gje qeter ose

      • Femina

        Pershendetje tara,

        Ju faleminderit per komentin tuaj. Ne ju kerkojme ndjese pasi qe kemi bere gabim ne ate qe ju ka habitur juve. Pra nuk eshte DOJA per eshte SOJA (e kemi permiresuar).
        Sa per sqarim: Ne fazen e pare pra rekomandohet ushqim me shume proteina. Si ushqim i tille eshte mishi i pules, misirkes, mish peshku, soja, vezet (e bardha e vezes) dhe ushqime te tjera.
        Pra ju duhet te konsumoni cfaredo ushqimi qe ka proteina (ushqimet qe i permendem me heret dhe ushqime te tjera proteinike).
        Shpresojme te ju kemi dhene pergjigje te qarte dhe te pranueshme.

  2. tara

    shume flm per gjithecka jeni te merekullueshem

  3. Lili

    Une kam provuar shume dieta, po e provoj dhe kete. Te gjitha me kane dhene rrezultat,por dua te gjej ushqime qe nuk me shendoshin.

  4. me falni a mund te me tregoni se qka eshte tershere/theker

  5. eri

    un kam nevoj te humbas 20 kile me ndihmoni si duhet ta ndiek ket diet per te pasur rezultat dhe qfar esht tershera,ju lutem ktheni pergjigje flm

    • Udhezimet se si duhet te ndjeket kjo diete jane dhene me lart. Lexoni tekstin me vemendje dhe mund te kuptoni se si duhet vepruar, cilat jane ushqimet qe duhet perdorur etj. Sa i perket tersheres, ajo pra eshte sikur gruri ashtu me kokrra. Mund te gjendet ne supermarkete, me po te njejtein emer.

  6. meri

    Mund te me thoni me saktesi ca duhet te ha dhe jo te ha ne fazen 1.2.3.4 se mund mos ta kem kuptu krejt qart dhe po e mbaj gabim. 
    Ju lutem?
    ju faleminderit.

    • Te gjitha ushqimet i keni te shkruara. Ne fazen e pare shkruan shume mire: Rekomandohet të konsumoni mish të pulës ose misirkës, kurse të anashkaloni mish të kuq (mish viçi, dele etj). Më mirë është ti anashkaloni mishin me lëkurë dhe krahë.
      Gjithashtu, në ushqimin tuaj është e lejuar të hyjnë vezët, peshku, soja dhe prodhimet pa yndyrë (me përjashtim të kaçkavallit).
      Gjatë kësaj faze duhet që çdo ditë të konsumoni minimum 1,5 litër ujë, të konsumoni një lugë e gjysëm fara të tërshërës/thekër dhe të ecni së paku 20 minuta. Kohezgjatja 1 – 10 dite. Lexoni edhe fazat tjera, i keni ushqimet dhe kohezgjatjen se sa duhet ti konsumoni!!!

  7. hena

    A mund te perdorim buken,patatet,fasulet frutat? Dhe sa kohe zgjat faza e dyte?

    • Nese e lexoni me vemendje mund te kuptoni se: Ndalohen perimet që përmbajnë nisheste, si patatet, misri, fasule, bizele.
      Kohezgjatja: deri sa te arrini peshen e deshiruar. Pra mund te vazhdoni edhe me gjat ose me shkurt deri sa te arrini ne peshen qe ju deshironi.

  8. oxoxox

    Kam tershere te mbjellur ne lagjen time ka problem ta korre dhe ta bluaj per ta ngrene?

  9. Prshendetje shum fml per ket diet qe e keni nxjerre :) kisha vet pak puetje sepse nuk dij mirr shqip nuk e kuptoj shum mite se cfar thote aty larte .sa dite duet te mbaet kjo diet? Qfare ushqimi haet ne qdo fase? Dhe si eshte kjo tershera?

  10. eri

    ju faleminderit femina.al per dieten jeni te mrekullueshem.un jam ne diten e 10 dhe kam humbur 4 kile esht pak veshtir ditet e para por tani nuk ndiej shum deshir per ushqim( uroj qe te zgjas) fazen e dyt te shohim si do shkoj.

  11. Lutem shun me thuaj cillat usheqime haen ne faze pare dyte tret dhe karte pleasee elle sa sgjat cdo faze??

    • A e keni lexuar ju artikullin ose flisni permendesh? A nuk e lexoni dot se cfare shkruan ne fazen e pare? Ne fazen e pare shkruan: Rekomandohet të konsumoni mish të pulës ose misirkës, kurse të anashkaloni mish të kuq (mish viçi, dele etj). Më mirë është ti anashkaloni mishin me lëkurë dhe krahë.
      Gjithashtu, në ushqimin tuaj është e lejuar të hyjnë vezët, peshku, soja dhe prodhimet pa yndyrë (me përjashtim të kaçkavallit).
      Gjatë kësaj faze duhet që çdo ditë të konsumoni minimum 1,5 litër ujë, të konsumoni një lugë e gjysëm fara të tërshërës/thekër
      Kohezgjatja dmth se sa zgjatë çdo fazë, e për fazën e parë shkruan prej 1-10 ditë.
      Ju lutem lexoni me vemendje sepse ne te gjitha fazat shkruan shume mire se cka duhet per te ngrene dhe sa zgjate cdo faze.
      Nuk do ta shkruaj artikullin prej fillimit nga 2 here!!! 

  12. Xheni

    Mfal ky faren e tersheres si duhet me e hanger?? Apo blehet e gatshmee,,a duhet me e gatu apo me e hanger njashu sic ash??

    • Femina

      Tershera eshte e “njejte” sikur gruri. Pra mundet te perdoret njejte sikurse gruri, te zihet ne uje per nje kohe edhe pastaj e zier te konsumohet.

    • Mimoza

      pershendetje,
      dieta e mesiperme eshte shume efikase.  Doja te sqaroje per tersheren . Gjendet ne trajte si pluhur ose dhe ne formen e gjethes ne supermarketet Ne per Ju. eshte dhe e certifikuer BIO. ne gjuhen italiane ghendet ne emrin

      Crusca di  avena( ne forme pluhur), Fiocchi di Avena ne formen e drithit.

      faleminderit. 

  13. okay flm shume per pergjigje por nuk dij shum shqipe pandaj te pueta ghithesi flm

  14. Duke ju falenderuar per dieten un personalisht jam e qarte sa me siper keni shkruar dhe komentuar. Doja vetem te pyesaj se nuk lexova gjekundi Fruta? A mund te konsumohen frutat? Ne cilen nga keto faza? dhe cilat nga frutat?
    Shume faleminderit, jeni te mrekullueshem.

  15. deshira

    dua tersheren sipas figures ne adresen tuaj ju lutem dyqani ku eshte

  16. Anxhela

    Me falni po tershera ne fazen e tret perdoret ? Dhe nqs po sa luge ? Afersisht sa kg humb ne fazen e dyte , dmth i humb 15kg per sa kohe ? Ju faleminderit er mirkuptimin !

  17. mirdita ,a kan sasi ushqimet qe duhet te hame,ne djeten dukan

  18. meliha

    pershendetje a ka mundesi te me tregoni me gjeresisht proteine edhe soja qka jan bash se spo e kuptoj edhe tersheren qysh me e hanger te gatuar apo qka pres pergjigje ju lutem 

Komento