Dietë e shpejtë me qumësht, 3 ditë për të rënë nga pesha14 Komente

Postuar më 27 Mar 2012 në ora 5:04pm

Nëse dëshironi që në shpejtësi të humbni në peshë e të mos humbni shumë kohë (që do të thotë dietë e shkurtër dhe e shpejtë), mund të aplikoni dietë me qumësht.


Efekti i kësaj diete është humbja e dy kilogramëve për tre ditë. Dieta me jogurt është shumë e ngjashme me këtë, por ajo zgjat më tepër, prandaj jemi përcaktuar për një afat më të shkurtër kohor.

Të fillojmë nga pyetja bazë: Çfarë është qumështi?

Qumështi është një prodhim shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për njeriun. Në përbërjen e tij gjenden vitaminat A, B, C, E, kalciumi, si dhe shumë minerale, proteina. Konsumimi i një litre qumësht brenda ditës përmbush nevojat e organizmit me proteina. Prodhimet e qumështit po ashtu ndikojnë mirë në sistemin tretës, prandaj edhe nëse dëshironi të humbni në peshë, do të ishte mirë ta përdorni në njërën apo tjetrën formë – djathë, kos, jogurt. Dieta me qumësht ulë nivelin e kolesterolit në gjak, forcon eshtrat, sistemin nervor, normalizon funksionimin zorrëve dhe përmirëson mikro-florën. Gjithashtu se kjo dietë përmirëson gjendjen e lëkurës e madje ndihmon edhe në largimin e akneve. Këto janë disa nga arsyet pse është kaq popullore. Me përdorimin qumështit dhe prodhimeve të tij, gjatë kësaj diete jo vetëm se do t’i humbni kilogramët shtesë, por trupin tuaj do ta furnizoni me materie të dobishme, me ç’rast do ta përmirësoni shëndetin tuaj.

Dieta me qumësht – menyja

  • Para secilës shujtë, konsumoni një gotë ujë mineralpa gaz.
  • Mëngjesi: 1 gotë jogurt, 1 banane, çaj me mjaltë apo kafe me qumësht, pa sheqer.
  • Dreka: 100 gr qullë tërshëre ose prodhime të drithit (corn flakes) me qumësht, 200 gr djathë, 1 gotë qumësht.
  • Darka: 1 vezë të fërguar, sallatë me tranguj e shoqëruar me jogurt ose djathë të freskët
  • Pas darkës: 1 dardhë, 1 gotë jogurt.

Udhëzime dhe këshilla

Gjatë aplikimit të dietës me qumësht do të duhej t’i zvogëlonit aktivitetet fizike dhe ta ndaloni të merreni me sport (që nuk është edhe ndonjë pauzë e gjatë, pasi që dieta zgjat vetëm tre ditë). Kur të aplikoni këtë dietë, tentoni të pastroheni më shpesh. Kështu mund ta largoni stresin nga ndjenja e urisë, përderisa uji pastron gjithçka nga organizmi, pasi që uji shpëlan organizmin përmes lëkurës.

Lidhje të ngjashme

14 Komente

  1. yll ka

    mund te me thoni cjane keto flluskat?

  2. Zana

    Eshte ndonje problem i madhe nese nuk pihet uji mineral i pagzuar?

  3. bora1

    a eshte efikase?pra a e ka provuar dikush dhe ka patur rezultate?Ju lutem ktheni pergjigje sa me shpejt :)

  4. si osht kjo uj mineral pa ga.. po mendon uj thejsh apo.. 

  5. sara

    qekjo qull ,tresher, qka asht dhe si pregaditet, behet fjal per brumnat qe i pregaditim me miell normal, qe bajm buk shpije,dhe ne vend te jogurtit aesht ma mir te perdorim kos shpije,,te lutem pergjigjmu.Dhe pas 3 dite amujm me vazhdu edhe tre dit tjera dieten..

  6. Qull tërshëre mund të bëni duke blerë tërshërë dhe duke përzier tërshërën atë me qumësht. Mund të përdorni edhe kosin qe keni permendur.
    Varesisht nga efekti, mund te provoni edhe për 3 ditë tjera të përsërisni prap këtë dietë.

  7. e kam te qart kete recet per diet por mua mjeku me ka keshilluar te pi qumesht per te shtuar ne pesh dhe vez te zira i kam perdorur por pa efekt ……….nese mundet tme tregoni ndonje lloj recete per te shtuar kilogram sepse ne web nuk hasa nje recet te till ju falimderit shum …..:)

  8. A ben te pihet uje diten ,apo veq para ushqimit edhe tjeter nuk ben?

  9. Gili

    Kerkoj falje.. Deshta te pyes, a ka dikush qe eshte dobsuar me ket diet???

Komento