Tetë hapa të thjeshtë për t’u dobësuar 0 Komente

Postuar më 06 Mar 2013 në ora 1:27pm

Shumë persona në mënyrë të vazhdueshme dhe pa sukses provojnë dieta dhe mënyra nga më të ndryshmet për t’u dobësuar, por pa sukses. Në vazhdim ne do t’ju prezantojmë disa hapa të thjeshtë të cilët duhet t’i keni parasysh në rastin e cilësdo dietë që mbani.

dieta_me_molla

Duke ndjekur këto këshilla, ju do të arrini të dobësoheni me shumë lehtësi.

  • Një mollë në ditë
    Ekspertët këshillojnë të hani së paku një mollë në ditë nëse dëshironi të shpëtoni nga kilet e tepërta dhe vajtja tek mjeku. Molla është e
    pasur me një lëndë të quajtur pektinë dhe është e pasura me fibra, të cilat ngadalësojnë procesin e tretjes dhe ju mbajnë të ngopur për një kohë më të gjatë.
  • Më pak ushqim
    Nëse ju pëlqen të hani dhe keni një oreks të hapur nuk do ta keni të lehtë të dobësoheni. Zgjidhni një dietë me një ushqim më të pakësuar në vend të një diete të rreptë e cila ju thotë të mos hani asgjë. Fokusohuni në gjërat që bëni dhe përpiquni të fitoni zakone të shëndosha. Pas një farë kohe në shtëpi do të gjeni ushqime të shëndetshme në vend të ushqimeve të dëmshme për trupin.
  • Pini ujë para ushqimit
    Konsumimi i sasive të mëdha të ujit është i rëndësishëm për shëndetin në përgjithësi, por në veçanti edhe për të rënë në peshë. Ekspertët e nutricionizmit këshillojnë që të pini ujë veçanërisht para ushqimit. Në këtë mënyrë ju do ta mbushni barkun dhe si rrjedhojë do të lini më pak hapësirë për ushqimin që do të konsumoni dhe do të ndjeheni më të ngopur. Sipas një studimi, personat të cilët kishin pirë nga dy gota ujë para ushqimit ishin dobësuar 2,3 kg më shumë se ata që nuk kishin pirë.
  • Shtoni fara të lirit në ushqimin tuaj
    Një mënyrë e thjeshtë për të ndihmuar dobësimin është të përdorni nga dy lugë çaji fara të liri. Këtë ju mund t’ia shtoni qoftë sallatës apo supës tuaja. Fara e lirit përmban shumë fibra dhe do t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë.
  • Më pak qumësht
    Qumështi i lopës është shumë i pasur me yndyra dhe ndikon në shtimin në peshë. Andaj, për të ulur yndyrën që konsumoni zgjidhni qumësht me sa më pak yndyrë. Përveç qumështit ju duhet të keni kujdes edhe në produktet që prodhohen nga ai, si djathi apo jogurti. Përdorni me kujdes ato dhe zgjidhni produktet me sa më pak yndyrë.
  • Më shumë produkte bimore
    Provoni ta kënaqni shijen tuaj duke konsumuar produkte bimore në vend të atyre shtazore. Shtoni sa më pak mish gjellës tuaj dhe sa më shumë zarzavate. Mos harroni ta minimizoni sasinë e vajit që ia shtoni ushqimeve. Nëse jeni admirues të ushqimeve të shpejta, bën mirë t’i harroni ato një kohë dhe të konsumoni sallata në vend të tyre. Do të shihni se shumë shpejt kjo e dyta do t’ua pushtojë shqisën dhe nuk do t’u shkojë mendja për hamburgerë.
  • Planifikojeni ushqimin ditor
    Siç i bëni plan mbledhjet, qëllimet dhe pjesën tjetër të jetës, ashtu veproni edhe me ushqimin dhe ushtrimet fizike. Për shembull, bëjeni plan që më së voni 30 minuta pasi të zgjoheni të hani pak bukë të theknit dhe një pjesë djathi pa yndyrë. Më vonë, pas afërsisht tre orësh, hani një mollë dhe pini ujë. Kështu duke planifikuar dhe duke iu përmbajtur planit, ju do ta kaloni mëngjesin duke konsumuar pak kalori.
  • Pushoni para ushqimit
    Kurdo kur keni ndonjë problem, jeni të shqetësuar, mos u ktheni menjëherë kah ushqimi për të kërkuar mbështetje. Provoni të mbyllni sytë një kohë dhe të pushoni për pesë minuta. Kështu ju do ta kaloni momentin stresues dhe kur të jetë më të qetë do të mund ta kontrolloni më mirë oreksin dhe sasinë e ushqimit që konsumoni.
Lidhje të ngjashme

Komento