Ç’janë pikat e zeza në lëkurë? 4 Komente

Postuar më 03 Gus 2011 në ora 6:25pm

Pikat e zeza janë një problem me natyrë gjenetike dhe hormonale. Në kushte normale, poret e lëkurës prodhojnë yndyrë e cila transportohet drejt sipërfaqes së lëkurës dhe shpërndahet në një shtresë të padukshme e cila përbën një barrierë mbrojtëse për lëkurën.

Sasia e yndyrës së prodhuar rregullohet pothuajse ekskluzivisht nga hormonet androgjene (mashkullore).

Kur yndyra nuk arrin të eliminohet nëpërmjet pores, ajo formon një amalgam me qelizat e vdekura të lëkurës duke krijuar një “tapë” të ekspozuar ndaj ajrit. Oksigjeni shkakton oksidim të yndyrës dhe materialit të vdekur qelizor duke i dhënë tapës ngjyrën e zezë.

Për të sqaruar një keqkuptim që ndodh rëndom: ngjyra e zezë ka lidhje vetëm me oksidimin dhe jo me papastërtitë e lëkurës.

Faktorë që mund të përkeqësojnë më tej situatën e pikave të zeza përfshijnë: të fjeturit me make-up, pastrimin e pamjaftueshëm të lëkurës dhe përdorimin e produkteve të caktuara kozmetike. Këto të fundit përfshijnë dhjetëra produkte kozmetike që përmbajnë përbërës të ngjashëm me yndyrën e lëkurës e cila është një përzierje trigliceridesh, acidesh yndyrore, dylli, kolesteroli dhe estere kolesteroli.

Si përfundim mund të thuhet se pikat e zeza shkaktohen nga një kombinim i predispozicionit gjenetik, “lojërave” hormonale, tipit të lëkurës (e yndyrshme ose jo) dhe produkteve kozmetike të përdorura.

Pikat e zeza shfaqen pothuajse rastësisht në një ose më shumë prej poreve të lëkurës./dr-apetri/

Lidhje të ngjashme

4 Komente

  1. A mund të ju pyes se si mund ti hjekim keto pika te zeza në fytyrë? dhe si duhet mbajt lëkura per mos shfaqjen e tyre ne fytyr? – Ju përshendes!

  2. a mund te ju pyes se si mund ti heqim keto pikat e zeza nga fytyra? qka duhet perdorur per eleminimin e tyre .ju pershendes

  3. Une nuk kam pasur pika te zeza ne fytyr po tani me dalin nje pas nje nuk di pse une fetyren e mbaj paster por me tregoni qfar duhet te bej per ti eliminuar 

Komento