Çfarë të hani për të qetësuar dhimbjet menstruale?0 Komente

Postuar më 16 Mar 2013 në ora 1:41pm

Zgjedhja e ushqimeve të caktuara mund të jetë shumë e ndihmës në lehtësimin e dhimbjeve menstruale. Disa këshilla mjaft të vyeshme, i sjell edhe Fabiola Menon, një nutricioniste italiane.

crregullimet_menstruale

Sipas saj, konsumimi i ushqimeve të pasura me triptofan, mund të jetë mjaft i dobishëm te dhembjet menstruale. Kjo substancë rregullon nivelet e serotoninës dhe përmirëson gjendjen shpirtërore, një nga elementet që gjatë ciklit bëhet e pamundur për t’u kontrolluar.

Për të konsumuar këtë përbërës, ju duhet të hani peshk, veçanërisht ton, pastaj banane, fruta të thata, qumësht, por edhe karbohidrate komplekse të tilla si orizi, makaronat dhe buka.

Më shumë ujë, më pak kripë
Për të luftuar mbajtjen e ujërave në organizëm dhe shmangien e abuzimeve me produktet e ëmbla ose me yndyrë të lartë pini shumë ujë dhe reduktonin kripën.

Konsumoni fruta
Preferoni frutat, pa dallim ngjyre dhe lloji, por mos e harroni bananen. Edhe perimet, drithërat integrale dhe bishtajat, të cilat po ashtu janë të pasura me fibra dhe vitaminën B, janë mjaft ndihmuese në ditët kur ju i keni menstruacionet.

Omega 3
Përdorni produkte ushqimore të cilat janë të pasura me acide yndyrore omega 3. Këto acide yndyrore aq të dobishme janë veçanërisht të pranishme te mishi i peshkut, vaji i ullirit dhe në disa fruta të thata. Provoni tuna-sallatë gjatë këtyre ditëve.

Pakësojeni qumështin
Këshilla e fundit për ditët kur ju keni dhimbje menstruale, është të largoni qumështin dhe produktet e tij nga ushqimi. Heqja e këtyre ushqimeve ka ndikim shumë pozitiv në lehtësimin e dhimbjeve dhe do t’ju bëjë të ndjeheni më komforte.

Lidhje të ngjashme

Komento