FOTO: vajza 10-muajshe me sindromën Daun bëhet modele0 Komente

Postuar më 28 Kor 2012 në ora 5:59pm

Eshtë vetëm 10-muajshe, vajza e vogël me emrin Valentina Guerrero, e cila është kthyer në një modele. Po, edhe pse ajo vuan në fakt nga sindromi Daun.

Duket se asnjë nga këta dy tregues aspak të zakontë, nuk e kanë penguar që ajo të bëhet një yll i vërtetë në Shtetet e Bashkuara.

Kjo sepse, ka qenë hera e parë që një fëmijë me sindromën Daun të kthehet në imazhin publicitar të një marke mjaft të madhe.


“Njerëzit me sindromën Daun janë po aq të bukur dhe meritojnë të njëjtat mundësi si të tjerët, jemi të kënaqur që Valentina ka punuar me ne”, citojnë krerët e kësaj kompanie.

Ndërsa nëna e saj, Cecilia Elizalde, tha se “çdo fëmijë meriton të njëjtat mundësi, ekonomike dhe sociale”.

Lidhje të ngjashme

Komento