“Pse më vonohen?” Arsyet e vonimit të menstruacioneve kur nuk jeni shtatzëne 14 Komente

Postuar më 20 Dhj 2012 në ora 10:23pm

Vonesa e menstruacioneve mund të shkaktojë panikë të paparë ose gëzim të pabesueshëm. Gratë që përpiqen të bëhen nëna, me gëzim të madh do ta kishin pritur vonesën e periudhës menstruale, por të gjitha të tjerat nuk do të ishin aspak të kënaqura.

Arsyet për vonimin e menstruacioneve
Shtatzënia nuk është arsyeja e vetme për vonesën e gjakderdhjes menstruale. Shumë faktorë ndikojnë në ciklin tuaj dhe mund ta “zhvendosin” menstruacionin i cili është kyç për shëndetin reproduktiv femëror. Ja se çfarë mund të sjellë në vonesën e periudhës menstuale:

Stresi

Stresi ndikon në nivelin normal të hormoneve në organizëm dhe mund të ndikojë që ovulacioni të vonohet, e nga kjo edhe menstruacionet. Ndryshimet e mëdha në mënyrën e jetesës dhe ngjarjet stresuese (ndarja, probleme në punë, vdekje, sëmundje në familje..) e rrisin nivelin e kortizolit – stres hormonit në trupin tonë, i cili ndikon mbi sekretimin e hormoneve estrogjen dhe progesteron. Ndryshimi i niveleve të hormoneve ndikon në vonesën e menstruacioneve.

Ndryshime drastike në peshën trupore.

Nëse në kohën e fundit keni qenë  në dietë strikte dhe për kohë të shpejtë keni ulur peshën trupore, ose keni ngrënë pa masë dhe shumë shpejtë keni ngritur peshën, është e mundur që të ballafaqoheni me menstruacione jo të rregullta. Shanset për vonesë të menstruacioneve rriten edhe nëse keni peshë ekstreme të ulët ose të lartë.

Çrregullim në të ushqyerit.

Gjendje të caktuara të lidhura me çrregullimin në të ushqyerit, si që është bulimia ose anoreksia, në mënyrë serioze ndikojnë në periudhën menstruale.

Ushtrimet intenzive fizike.

Ushtrimet fizike sjellin përfitime shëndetësore, por nëse jeni grua, moderimi është shumë me rëndësi. Stresi fizik i shkaktuar nga ushtrimet intenzive shpesh herë shkakton çrregullim në balansin hormonal. Menstruacionet e çrregullta janë paraqitje e shpeshtë tek sportistet.

Mosha

Ekzistojnë dy periudha në jetën e femrave që karakterizohet me menstruacione jo të rregullta:

  • Puberteti
    Ciklet jo të rregullta janë karakteristike për adoleshentet. Menstruacionet e para tek shumica e tinejxhereve janë të çrregullta – ndonjëherë fillojnë më herët, ndonjëherë vonohen; ndonjëherë zgjasin më shumë, e ndonjëherë më pak. Në disa raste janë të nevojshme edhe disa vite që hormonet të cilat e kontrollojnë menstruacionin të arrijnë balans.
  • Perimenopauza dhe menopauza
    Ndryshimet në rregullsinë e menstruacionit shpesh herë janë shenjë se po ofrohet menopaza. Kalimi në menopauzë, i cili quhet perimenopauzë, karakterizohet me cikle menstruale të paparashikuara. Menopaza ndodhë pasi që të kalojnë 12 muaj nga menstruacioni i fundit.

Gjendje të caktuara shëndetësore si:

  • Sindromi i vezorëve policistik;
  • Endometrioza;
  • Probleme me gjëndrrën tiroide.

Sëmundje, operacion dhe marra e medikamenteve ose tabletave kontraceptive.

Disa medikamente dhe tableta për kontracepcion shkaktojnë vonesë të menstruacioneve ose ndryshime në kohëzgjatjen e tyre. Në raste më të rralla mund të vije deri tek ndërprerja e plotë e cikluseve. Gjithashtu, për menstruacion të parregullt mund të ndikojë edhe paraqitja e sëmundjeve më serioze, sëmundjeve kronike ose ndonjë intervenim kirurgjik.

Gjidhënia ose niveli i lartë i prolaktinës.

Niveli i lartë abnormal i prolaktinës në organizëm mund të sjellë në menstruacione jo të rregullta ose mungesë të tyre. Shumë gjidhënëse nuk kanë menstruacione të rregullta derisa nuk ndalojnë duke dhënë gji. /Femina.al/

Lidhje të ngjashme

14 Komente

  1. Dafina

    Me falni deshta tju pyes.mestracionet me jan vanuar,e kam bere testin e shtatzanisme ka dal negativ..A mund te me ndihmoni pse po me ndodh keshtu

    • Tina

      Pershendetje Me falni deshta tju pyes.mestracionet me jan vanuar,e kam bere testin e shtatzanisme ka dal negativ…KAm pier mediakmente kunder gripit qe e kisha antibiotika a mund te nodh edhe kjo te jet njera prej arsyeve.Muajin e kalura i kisha me 16 korrik,po tani me jon venuar.Ju lutem t’me tregonu arsyen?

  2. flm per pergjigjen por un deshta ta di nese ta bej nje test apo jo sepse edhe gjinjet i kam te fryer kam dhimbje, edhe vonimi i mestracioneve qe dmth gjasat jan te medha per te mbetur shtatzen edhe pse jam e fejuar dhe nuk esht koha per te mbetur tani.

  3. sara

    pershendetje,jam 17 vjec dhe kam shume parregullsi ne ciklet e periodave me vonohen 2 deri ne 3 muaj  ka  thuajse nje vit  qe me ndodh ky pastabilitet nuk kam shqetsime te tjera pervc fakti i fryerjes ,cme keshilloni ?

  4. Arieta

    pershendetje,
    dua te mesoj me shume dhe nga ju ne lidhje me vonese te periodave.muajin e kaluar i kam patur nga dt22.06 dhe pothuajse i kam shume te rregullta cdo muaj  dhe sipas edhe kalendarit me eshte dashur te me vijne me 20 ose 21
     korrik .kam pak dhembje te barkut nganjehere dhe pak te gjinjeve,kam sekret por me jane vonuar.nuk jam ruajtur gjat mardh.dhe me deshire sepse dua te mbes shtatezene.
    cka mund te me jepni ndonje pergjigje?

  5. ilirida

    pershendetje jema 19 vjecare dhe me jan vonuar mestracione asnjeher me par nuk me jane vonuar,dhe nuk kam pas asnjeher mardhenje me asnjeri ju faleminderit

  6. jam 40 vjeqe kam nje djal 3 vjeq prej lindjes se djalit e deri me sod nuk kam menstuacion te rregullt ne 3 apo 4 her muaj me vin nga 3 dit me mbajn por djalin ekam ende ne gji ju lutem te me tregoni mos bahet fjal per ndonji semundje

  7. pershendetje jam 16 vjeqare menstruacionet ende nuk me kan ardhur por kam dhimbje te barkut dhe tension te lart dua tadi qfar esht kjo 

  8. megi

    pershendetje. ne muajin korrik mue periodat me erdhen me 28 dhe me mbajten vetem 3 dit jo si zakonisht;ne muajin gusht nuk me kan ardhur fare;dhe tani qe jemi ne shtato akoma nuk me kan ardhur,kam rene ne peshe she kam kalua strese. theksoj qe jam e fejuar dhe kam kryer merredhenie. ju lutem me ktheni pergjigje jam shum ne ankth

    • Femina

      Ju mund te jeni shtatzëne pasi qe menstruacionet nuk ju kane ardhur me teper se nje muaj. Nese keni kryer marredhenie pa mbrojtje atehere ekziston mundesia edhe te jeni shtazëne. Beni nje test shtatzënie.

  9. pershendetje desha te pyes mestrucjone nuk kam hiq pa perdor kokrra jam 33 vjeqare

  10. Genta

    Pershendetje jam genta dhee jam 14 wjeqq me kan ardhur mestacionett por behen gati 3 muaj qe nuk me kan ardh a mund ta dii arsyjen pse ju lutem me tregoniiii jam shum ne ankthh dua te di se cfar kam ju lutem pergjigjuni pytjes 

  11. Rajmonda

    Prsh jam monda jam e martuar dhe deshira ime eshte te bej nje femi.
    Mestrucionet kan pas me me ardh me daten 20 dhe akoma nuk me kan ardhur. 
    Ju lutem shum me ktheni pergjigje ta di a munem me kan shtatzan. Flm 

  12. anjeza

    Pershendetje..jam 18vjec per nentmbedhjet qe ne momentin kur me Kane ardhur periodat. Kam pasur shpesheher ndryshime te ciklit dhe kurr nuk kam pasur nje. Date te regullt. Jam vizituar sshpesh here me kan then he e paster nuk ke asnje problem thjesht stresi. Tani kam nje muaj qe nuk po me vijn kam bere test dhe me del negative. Kam fryerje barku dhe dhimbje gjiri. MBAs 2.3.ditesh nun I ndjej me. Pastaj me perseriten dhimjet. Do ju lutes a te dija nje informacion te sakte.

Komento