Si të zgjoheni herët nga gjumi dhe të keni më tepër energji? 0 Komente

Postuar më 22 nën 2011 në ora 11:02am

A jeni ju nga ata persona që i urrejnë mëngjeset dhe çdo herë dëshirojnë të kenë edhe disa orë gjum? A ju duhet të paktën gjysëm ore që të ‘kthilleni’ dhe me energji ta filloni ditën?

Nëse jeni përgjigjur me PO atëherë edhe ju jeni një ‘zog i natës’ e cila rëndë lidhet me termin e personave që zgjohen herët. Por, kjo nuk do të thote se ju nuk mund të ndryshoheni dhe ta dëshironi zgjuarjen e hershme.

Si të zgjoheni herët nga gjumi dhe të keni më tepër energji?
Dëshironi që me fishkëllima dhe duke kënduar ta filloni ditën dhe të keni mëngjese më të hareshme? Ja disa këshilla që do të ju ndihmojnë ta bëni këtë tranzicion:

  • Fillimisht mësoni se sa orë gjumë ju nevojiten. Asnjëherë nuk do të kënaqeni në mëngjesin nëse nuk jeni ‘ngopur me gjum’. Për disa persona kjo do të thotë gjum 9-orësh, kurse disa të tjerë ndjehen shkëlqyeshëm me vetëm 6 orë gjum. Numri mesatar i orëve të gjumit rekomandohet të jetë 8. Por, mesatarja nuk është zgjidhja më e mirë për të gjithë.
    Andaj, se për sa orë gjum keni nevojë atë e dini vetëm ju. Bëni një hulumtim vetëvehtes se sa jeni energjik dhe të disponueshëm gjatë ditës dhe gjeni një lidhje me numrin e orëve që keni kaluar në gjum.
    Nëse ndjeheni të ngopur me 9 orë gjum, ditën e ardhëshme ngrituni 15 minuta më herët. Në këtë mënyrë zvogëlojeni kohën e gjumit derisa nuk e gjeni se sa orë gjum ju bëjnë të kënaqeni.
  • Mos vendosni 5-6 alarme që do të ju prishin gjumin në çdo 5 minuta. Mos e përdorni opcionin “snooze” dhe mos rregulloni disa alarme me qëllim që në mëngjes ti ndalni dhe të fleni edhe ndonjë minutë.
    Pas alarmit të parë ju nuk do të mund të futeni në gjum të thellë, kurse ekspertët thonë se në këtë mënyrë vetëm se do të mundoheni më tepër dhe do të zgjoheni pa energji.
    Një taktikë më e mençur do të ishte që ta rregulloni alarmin pikërisht atëherë kur me të vërtetë duhet të ngriheni. Në atë mënyrë nuk do të zgjoheni në çdo 5 minuta dhe të bëni pak gjum, por do ta shfrytëzoni kohën për gjum të thellë dhe pushim kualitativ.
    Në vend që para se të shkoni në gjum ta rregulloni alarmin dhe të thuani “Do ta bëj alarmin në ora 7, e pastaj do të kem kohë të flej edhe pak”, thuani me vehten që pasi ta dëgjoni alarmin, duhet të ngriheni në këmbë.
  • Pas gjumit lëshoni muzikë ‘energjike’ që ju bën të ndjeheni të gëzuar. Në vend të pullës “snooze” shtypni pullën që do të lëshojë ndonjë këngë optimiste e cila do të ju mbushë me energji dhe e cila fytyrën tuaj të nervozuar do ta freskojë me buzëqeshje.
  • Ngrituni nga gjumi me dritë. Shumë më tepër joshë fjetja në dhomë në të cilën nuk duket as gishti para syve, por ashtu ashtu shumë lehtë mund të humbni ndjenjë për kohën. Drita e zvogëlon nivelin e melatoninës, hormon ky i cili ju bën më të përgjumur.
    Pasi që drita/dielli do të fillojë të hyjë në dhomën tuaj, ju në mënyrë natyrale dhe dalongadalë do të zgjoheni nga gjumi. Zgjimi me diell është shumë më i këndshëm sesa zëri i alarmit. Pasi të zgjoheni pini kafen tuaj të mëngjesit pranë dritares në të cilën deporton drita.
  • Rrethohuni me ngjyra. Ngjyrat e ‘gjalla’ ju ndihmojnë në përmirësimin e disponimit në mëngjes. Bleni çarçaf me ngjyrë ciklame, portokalle ose të kuqe ose keni parasysh ndonjë pjesë të dhomës së gjumit e cila është e ngjyrosur më fort që të jeni më të freskët në vend që të zgjoheni me nervozë, të zgjoheni më të qetë dhe me buzëqeshje.
  • Vendosni buqetë me lule afër jush. Një hulumtim i bërë në Harvard ka treguar se njerëzit që zakonisht nuk zgjohen herët ndjehen më të gëzuar dhe më të mbushur me energji nëse gjëja e parë që shohin në mëngjes është buqeta me lule.
  • Bëjeni ndryshimin gradualisht. Nëse jeni zog i natës, do ta keni shumë vështirë të fleni më herët. Prandaj, ndryshimi le të bëhet gradualisht, dmth shtrihni në shtrat çdo ditë nga 10 minuta më herët. Për më pak se një javë do të shkoni në gjum një orë më herët. E njëjta vlenë edhe për tu zgjuar në mëngjes.
    Nëse zakonisht ngriteni nga gjumi në ora 8, por dëshironi të zgjoheni në 7:30, atëherë në çdo 3 ditë rregullojeni alarmin që të bëjë në 10 minuta më herët.
  • Një orë para gjumit largohuni nga ekrani. Kjo do të thotë pa televizion, pa internet dhe pa celular. Mos krijoni zakone të fleni me televizorin e ndezur ose laptop, sepse drita e tyre do të ju prishë gjumin. Orën e fundit para gjumit shfrytëzojeni për dush, rregullimin e rrobave për ditën e nesërme dhe për bisedë të qetë me më të afërmit. Krijoni një ritual dhe trupi juaj menjëherë do të mësohet kur është koha të ‘fundoset’ në botën e ëndrrave.
  • Bëhuni të qëndrueshëm. Njerëzit zakonisht i shkelin zakonet gjatë fundjavës. Nuk mund të prisni që të respektoni disa rregulla gjatë javës, kurse disa të tjera gjatë fundjavës.
    Fjetja deri vonë të shtunën dhe të dielen do t’i bëjë mëngjeset e së hënës edhe më të pakëndshme. Edhe pse pothuajse është e pamundur gjatë kohës së fundjavës të shtriheni dhe të ngriteni njejtë sikur gjatë ditëve të punës, mundohni aq sa mundeni ta ruani orarin dhe mos ta prishni ate me më tepër se 1-2 orë.
  • Ndaloni duke thënë “Nuk jam person që zgjohem herët”. Ju duhet të bindeni në vetëveten se mundeni të zgjoheni herët. Motivohuni me dhurata të vogla që do të ju mbushin. Për shembull, nëse zgjoheni më herët, do të keni 30 minuta shtesë gjatë ditës për të pirë kafe me miqtë, të jeni me të dashurin/dashurën ose të luani me fëmijët tuaj.
    Këtë kohë mund ta shfrytëzoni edhe për kujdes shtëpiak të trupit, për mësim të ndonjë frizure ose ushtrime fizike. /Femina.al/
Lidhje të ngjashme

Komento