Magazina

Diellza Kolgeci: Do të bëja foto nudo dhe filma erotikë

Diellza Kolgeci: Do të bëja foto nudo dhe filma erotikë

Postuar më 08 Pri 2014 në ora 1:10pm

Bukuroshja shqiptare, Diellza Kolgeci, ka deklaruar së fundmi në emisionin “Prite të Gjelbrën” në Radio 21 se ajo do të bënte pa problem foto nudo nëse do të ishte artistike, teksa nuk ka mohuar se do të dëshironte të ketë rol në një film erotik.

Diellza këto pohime i bëri në emisionin e mëngjesit në Radio 21, “Prite të Gjelbrën”, me nikoqir Robert Bojaj dhe Besart Galicën, ku ajo u përgjigj pa problem në pyetjet provokative, shkruan “BalkanWeb”.

Ajo ka thënë se nuk do të kishte problem të bënte foto nudo, nëse është artistike.

“Po…

Kenan Imirzalioglu: Roli i Ezelit, fiksim i jetës time

Kenan Imirzalioglu: Roli i Ezelit, fiksim i jetës time

Postuar më 06 Pri 2014 në ora 10:41pm

Kenan në një intervistë të fundit ka folur edhe mbi rolin e tij tek Ezel, se çfarë ka lënë gjurmë roli në jetën e tij.

Publiku tashmë është i obsesionuar nga seriali Ezel, sa ju është dashur që të pajtoheni me këtë fakt?

Para Ezel, unë tashmë kisha edhe dy projekte të mëdha para me të cilët kisha punuar ditë e natë, u mësova me atë tempo. Tashmë punojmë në një tjetër projekt filmik që së shpejti do të emitohet në Turqi. Kolegët më thonë që të pushoj, që mos e konsumoj shumë…

VIDEO: Leonora Jakupi me videoklip të ri – “Vajza e Kojshisë”

VIDEO: Leonora Jakupi me videoklip të ri – “Vajza e Kojshisë”

Postuar më 05 Pri 2014 në ora 7:54pm

Leonora Jakupi ka publikuar videoklipin e saj të ri, të këngës së titulluar “Vajza e Kojshisë”.

Leonora si gjithmonë me shumë sharm e një bukuri të pakontestueshme, ka sjellë videoklipin e saj të ri.

“Vajza e Kojshisë” është punuar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi, në beat të Arbër Gjikollit (BigBangBeats), teksa për kitarën u përkujdes Astrit Stafa.

Videoklipi i këngës që ka potencial të shndërrohet në hit, është punuar nga MAX Production.

Agnesa “përmbi” Prizren

Agnesa “përmbi” Prizren

Postuar më 26 Mar 2014 në ora 7:52pm

Agnesa Vuthaj ka postuar në rrjetet sociale një fotografi të sajën duke pozuar sipër një çatie të një shtëpie.

Modelja kosovare duket sikur i ka harxhuar më të gjitha pozat në tokë, sa ka vendosur të bëjë disa edhe përmbi çati të shtëpive.

Fotografia është realizuar disa muaj më parë, në qytetin e bukur të Prizrenit, ku ish-miss Kosova dhe Shqipëria ka realizuar edhe fotografi tjera, “për toke”.

Mashkulli nga Kosova i shëndrruar në femër, Edona James: seksin tash e ndjej shumë më mirë se përpara

Mashkulli nga Kosova i shëndrruar në femër, Edona James: seksin tash e ndjej shumë më mirë se përpara

Postuar më 22 Mar 2014 në ora 11:20pm

Mashkulli nga Kosova i shndërruar në femër, Edona James, që këto ditë ka qëndruar në Prishtinë, ka folur për jetën, ndjenjat, si dhe për vendimin për të ndryshuar gjininë.

Kujtim Shehu nga Suhareka në moshën gjashtëvjeçare së bashku me familjen e vet është shpërngulur në Gjermani, ku edhe jeton tani, por tashmë si një femër seksi e quajtur Edona James.

“Kurrë nuk kam qenë djalë në mendje… Gjithmonë më kanë pëlqyer gjërat e femrave”, ka treguar Edona duke shpjeguar se e konsideron veten një femër të lindur në një trup mashkulli.

‘Ajo’…

FOTO: Tuna rrezit “zogun” në Xhamajka

FOTO: Tuna rrezit “zogun” në Xhamajka

Postuar më 15 Mar 2014 në ora 7:44pm

Pas sukseseve që i ka sjellë ‘zogu’, dhe koncertet e mbrëmjet e shumta muzikore, brenda e jashtë vendit, nevojitet edhe pak ç’lodhje.

Këngëtarja Tuna ka zgjedhur motin e ngrohtë dhe bukuritë bregdetare të Jamaica’s.

Ajo për fansat e saj ka shpërndarë një foto nga atje, në një shtrat dysh. Sigurisht Tuna atje ndodhet me të dashurin e saj, reperin Cozman.

Luiza Gega e 6-ta në botë

Luiza Gega e 6-ta në botë

Postuar më 11 Mar 2014 në ora 1:30am

Luiza Gega është atletja e parë shqiptare që arrin të zërë vendin e gjashtë në një Kampionatin Botëror të Atletikës.

Edhe pse disa gabime të vogla taktike e kanë lënë 25-vjeçaren jashtë podiumit në Poloni, ajo pohon se shumë shpejt do të arrijë të sjellë medalje europiane dhe botërore në Shqipëri. “Ndihem e lumtur dhe e quaj sukses, edhe pse pretendimet e mia ishin pak më të mëdha.

Disa detaje të vogla më shkëputën mbase edhe nga zona e medaljes, po shpresoj t’ia arrij në të ardhmen, nëse do të kem edhe më shumë mbështetje jam e sigurtë që nuk do të mungojë…

Rozi është single

Rozi është single

Postuar më 03 Mar 2014 në ora 11:45am

Këngëtarja dhe aktorja shqiptare, Rozana Radi, ka deklaruar hapur se ajo është e vetmuar dhe se nuk ka të dashur.

Rozy, e cila ka qenë në lidhje me Mc Kreshën, ka deklaruar në një intervistë për Prive se momentalisht nuk është në lidhje dashurie.

Ajo thotë se dëshiron të presë momentin e duhur për ta bërë hapin tjetër në jetë.

“Nuk jam në lidhje, sepse pres që të vendos mirë. Mund të na e rrëshqasë këmba. Vajza është si bananja, mos e hidh dhe mos e shkel, sepse mund të rrëshqasësh. E që të mos rrëshqasim presim për të vendosur mirë”, u shpreh Rozy.

Rozana…

Lidhje permanente  |  Etiketuar me: ,
Alban Skenderaj me baladë të re – “Je ti”

Alban Skenderaj me baladë të re – “Je ti”

Postuar më 01 Mar 2014 në ora 10:25pm

Këngëtari Alban Skenderaj sapo ka lansuar klipin e tij të ri të këngës “Je ti”.

Kënga është një baladë dashurie, të cilën e interpreton për mrekulli këngëtari.

Klipi është punuar nga produksioni i njohur, MAX Production, ku Skenderaj paraqitet pranë një pianoje i veshur në të zeza.

Kënga fillimisht ishte kënduar në X-Factor Albania 3, shou i talenteve ku Skenderaj ka qenë edhe pjesë e jurisë.

Gruaja e Sokol Olldashit ndryshon mbiemrin

Gruaja e Sokol Olldashit ndryshon mbiemrin

Postuar më 27 Shk 2014 në ora 3:38pm

Në profilin e saj në Facebook, ajo nuk rezulton më me mbiemrin Olldashi, por me Boci. Por megjithë këtë ndryshim të pashpjegueshëm, si foto profili në llogarinë e saj në Facebook Leda mban peshoren dhe një çekiç prej druri, shenjën simbol të drejtësisë, ndërsa si imazh kryesor, ka të vendosur një foto ku ka dalë me ish-bashkëshortin.

Interesante është që në profilin e saj në Facebook, nga miqtë e Olldashit në PD, ajo ka friend vetëm, Astrit Patozin.

E veja e deputetit gjatë gjithë këtyre muajve ka qëndruar në hije dhe e tërhequr nga mediat duke mos bërë asnjë koment. Ajo nuk ka…

Më shumë postime

Arkiva e lajmeve

Prill 2014
HënMarMërEnjPreShtDie
« Mar  
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930