Del në shesh lidhja e Noizyt 1 Koment

Postuar më 16 Tet 2011 në ora 10:40pm

Gjithmonë është përfolur për lidhjet e tij me mise, ndaj dhe kësaj here nuk mund të ndodhte ndryshe. Kemi arritur të zbulojmë vajzën me të cilën këngëtari i muzikës rap, Noizy, ka nisur një lidhje të re dashurie.

Fotoja që shihni, është realizuar në intimitet nga vetë të dashuruarit, ndërkohë që vajza është një modele me origjinë nga Laçi, e lançuar nga agjencia “AS”. Bëhet fjalë për një 18-vjeçare, e cila shoqërohet me Noizin këto kohë, në një lidhje që po mbahet e fshehtë nga reperi. Nuk dihet ende arsyeja pse ai po e mban këtë lidhje larg syve të medias, kjo ndoshta për faktin se kohët e fundit ai është përfolur shumë për lidhjet e tij me femra të bukura. Vajza që shihni në foto, ka qenë e pranishme dhe në promovimin e mixtape-it të tij në “Muza Park”, me titull “Living your dream”, por në atë festë ku kishte shumë këngëtarë të ftuar, ata u kujdesën të mos binin në sy. Nuk dihet se kur do vendosë të flasë ai për këtë lidhje të re, ndërkohë që deri tani ka pranuar vetëm një lidhje, atë me modelen nga Kosova, Sabrije Idrizaj, me të cilën ishte ndarë për t’u ribashkuar më vonë, por sipas disa informacioneve ata sërish janë ndarë.

Pas kësaj historie, ai u përfol për një lidhje me një mis nga Peja (Kosova), që ishte vetëm 17 vjeç dhe që quhet Kaltrina Hoxha. Edhe me këtë vajzë u fol se çifti nuk e bëri publike lidhjen, pasi prindërit e vajzës nuk ishin dakord për Noizin. Gjithsesi, edhe pse Kaltrina ishte prezantuar me prindërit e Noizit, duket se lidhja e tyre nuk ka mundur të zgjasë, përderisa ai tashmë shoqërohet me një tjetër vajzë nga Shqipëria.

Lidhje të ngjashme

1 Koment

  1. o noizi je i bukur a ma qato buz i ki shum te bukra<

Komento