Magazina

VIDEO: Leonora vazhdon të mahnitë

VIDEO: Leonora vazhdon të mahnitë

Postuar më 13 Gus 2013 në ora 2:10pm

“S’e ndaloj” quhet projekti më i ri muzikor i Leonora Jakupit.

Këngëtarja e dashur për publikun ka lansuar videoklipin e saj më të ri.

Kënga është punuar nga Threedots, ndërsa produksioni Entermedia e ka bërë videoklipin.

Për dukjen e saj, Leonora ka punuar me Sellmën dhe Kacin, ndërsa për stajlingun është përkujdesur Valdrin Sahiti.

FOTO: Sofia nga “Zona e lirë” siç nuk e keni parë kurrë!

FOTO: Sofia nga “Zona e lirë” siç nuk e keni parë kurrë!

Postuar më 13 Gus 2013 në ora 11:29am

Sofia është tashmë vajza që e njohin të gjithë shqiptarët, falë emisonit “Zonë e Lirë” të Arian Çanit. Është ajo, vajza bukuroshe që kujdeset për të ftuarit dhe për shumë detaje të tjera gjatë transemtimit, madje edhe për vetë Çanin.

Po këtë herë Sofinë nuk do e shihni duke kryer punën e saj në “Zonë e Lirë”, por tërësisht ndryshe. Ajo shfaqet në plazh në një pamje mjaft ftuese, të cilës çdo mashkull do e kishte vështirë t’ia hiqte sytë.

Publikohen fotografitë nga videoja pornografike e Myla Sinanaj

Publikohen fotografitë nga videoja pornografike e Myla Sinanaj

Postuar më 13 Gus 2013 në ora 1:11am

TMZ ka bërë publike fotografitë e Fatmire Sinanaj, e njohur me emrin artistik Myla, nga videoja pornografike që ka xhiruar ajo në ndjekje të famës.

Vajza me origjinë shqiptare, e cila ka qenë në lidhje me ish-burrin e Kim Kardashian, Kris Humphries, ka xhiruar një video pornografike me kompaninë Vivid Entertainment dhe shpreson se përmes saj do të bëhet e famshme po aq sa Kim, ndërsa tashmë janë lansuar në internet disa fotografi nga xhirimet e videos.

Kujtojmë që ishte pikërisht një video e tillë e lansuar…

Vedati i “Stupcave”, në tetor, i jep fund beqarisë

Vedati i “Stupcave”, në tetor, i jep fund beqarisë

Postuar më 13 Gus 2013 në ora 12:24am

Ylli i humorit shqiptar, Vedat Bajrami, ka vendosur t’i jap fund beqarisë. Kanë ngelur edhe disa javë deri te dita kur aktori i personazheve të famshme, si “Liki”, “Sahit Plisi”, “Fuka” etj, dhe e fejuara e tij, Allmira Mullaabazi të shënojnë momentin e lidhjes së tyre martesore.

Tashmë, siç bëjnë të ditur burime të afërta me çiftin, ata kanë vendosur që lidhjen e tyre ta qojnë edhe më tej, në muajin tetor të këtij viti, edhe pse ende nuk kanë caktuar datën e saktë.

Vedati dhe vajza nga Rahoveci, përfundimisht janë bindur se janë për njëri-tjetrin, pasi këtë ua ka dëshmuar lidhja e…

Rezarta Shkurta e lumtur në krahët e bashkëshortit të saj

Rezarta Shkurta e lumtur në krahët e bashkëshortit të saj

Postuar më 12 Gus 2013 në ora 11:32am

Këngëtarja nga Shqipëria Rezarta Shkurta është shumë e lumtur me jetën bashkëshortore.

Të paktën këtë lë të kuptohet me dedikimin që ka bërë poshtë fotos ku shfaqet me bashkëshortin, Ermalin. “Faleminderit zot që ma solle në jetën time”, shkruan ajo në foton e postuar në profilin e saj në facebook, transmeton Femina.al.

Rezarta dhe Ermali janë në pritje të fëmijës së tyre të parë që është vajzë.

VIDEO: Gazetarja e BBC fillon të qajë kur dëgjon ezanin

VIDEO: Gazetarja e BBC fillon të qajë kur dëgjon ezanin

Postuar më 06 Gus 2013 në ora 11:10am

Raportuesja e BBC qan kur dëgjon ezanin në qytetin Marokan Fes.

Udhërrëfyesi duke i spjeguar asaj se ezani thirret me qindra vjet në këtë qytet, dhe se në kohën kur nuk ka pasur mikrofona hoxhallarët kanë hipur në minare për të thirrur njerëzit në namaz.

Pas kësaj raportuesja nuk e mban dot vetën dhe i rrjedhin lotët.

“Jam krejtsisht e emocionuar, me ka prekur zëri magjepës që po e ndëgjoj dhe pamjen e bukur që e shoh” është shprehur ajo.

Arrestohet Ezel

Arrestohet Ezel

Postuar më 05 Gus 2013 në ora 4:36pm

Kenan Imirzalioglu, Engin Altan Duzyatan, Nehir Erdogan, Ilker Aksum, Ersin Korkut dhe Sarp Apak janë në mesin e 25 aktorëve të arrestuar nga policia turke në orët e para të së dielës.

Policia turke ka arrestuar 55 veta në lagjet Besiktas dhe Sariyer të Stambollit në tentim për të shkatërruar një rrjet të narkomanisë.

Në mesin e tyre gjendet pra edhe Kenan Imirzalioglu, i njohur te ne si Ezeli dhe Mehmet Kosova, nga serialet turke.

Arrestimet janë rezultatet të një operacioni tetë mujor në të cilin policia kishte vëzhguar shitësit mobil të kokainës në qytetin e Stambollit.

Refuzon 1 milion dollarë për të festuar Bajramin me nënën

Refuzon 1 milion dollarë për të festuar Bajramin me nënën

Postuar më 04 Gus 2013 në ora 3:48pm

Festën e Bajramit dëshiron ta kalojë me nënën e tij, ndaj dhe ylli i muzikës turke, Tarkan, ka refuzuar oferta që kapin shumën e 1 milion dollarëve për të marr pjesë në një kompleks luksoz hotelier në Antalya dhe në Azerbajxhan, respektivisht në ditën e parë dhe të dytë të kësaj feste të madhe për besimtarët myslimanë.

Teksa këngëtarë të tjerë ndërmjetësojnë përmes menaxherëve të tyre me muaj të tër që të këndojnë në hotele prestigjioze që sjellin fitime të majme për këtë festë, Tarkan ka qenë kategorik në vendimin e tij.

Pavarësisht se shuma e parave që do të fitonte në rast…

Pacolli ndihmoi aktoren e ndjer Zyrafete Gashi me 100 mijë euro

Pacolli ndihmoi aktoren e ndjer Zyrafete Gashi me 100 mijë euro

Postuar më 03 Gus 2013 në ora 3:27pm

Biznesmeni Behgjet Pacolli, njëherësh edhe zëvendëskryeministër i vendit, njihet për veprimet e tij humanitare njerëzve në nevojë. Ai të paktën me dhjetëra herë, ka ndihmuar njerëz dhe iniciativa që kanë pasur qëllim ndihmën për shërim jashtë vendit.

Një veprim të tillë human ai e ka bërë edhe së fundmi me aktoren e humorit Zyrafete Gashi-Zyra, e cila vdiq ditë më parë nga një sëmundje e rënd.

Zyra e cila prej kohësh vuante nga kanceri, kohëve të fundit kur sëmundja po e mundte kishte shkuar për mjekim në Zvicër. Por as atje, ku mjekësia herë – herë bënë të pamundurën, nuk u gjet ilaç…

Ndërroi jetë humoristja e njohur Zyrafete Gashi- Zyra

Ndërroi jetë humoristja e njohur Zyrafete Gashi- Zyra

Postuar më 31 Kor 2013 në ora 12:28am

Humoristja e njohur, Zyrafete Gashi – Zyra ka ndërruar jetë sonte bëjnë me dije mediat kosovare.

Aktorja lëngonte prej vitesh nga një sëmundje e rënde. Për gjatë 30 vitesh sa ishte në skenën e humorit, ajo ka interpretuar një galeri rolesh dhe ishte shumë e dashur për publikun.

Gashi ka qenë e njohur në disa role humori që janë shfaqur në Radio Televizionin e Prishtinës fillimisht dhe mandej në Radio Televizionin e Kosovës.

Më shumë postime

Arkiva e lajmeve

Prill 2014
HënMarMërEnjPreShtDie
« Mar  
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930