Ramadan Krasniqi (Dani) – 40 vite në muzikë1 Koment

Postuar më 09 Pri 2013 në ora 10:03am

Me një mbrëmjë të veçantë muzikore, këngëtari pejan Ramadan Krasniqi sonte shënon 40 vjetorin e karrierës muzikore.

dani

Karrierën si këngëtar e filloi me orkestrinën “Vëllezërit Bakraqi”. Pas shumë paraqitjeve si i ri, në grup me kolegët, për herë të parë si solo-këngëtar u prezantua në mbrëmjen festive të pritjes së Vitit të Ri, 1973/1974, në Pejë.

Dani, i cili deri tani ka më se 33 albume muzikore te edituara në treg, është i lumtur me arritjet e tij në muzikë.

“Nëse ndonjëherë do të më ishte dhënë mundësia të kthehem para dyzet viteve, sërish të njëjtën gjë do të bëja”, është shprehur këngëtari me rastin e këtij përvjetori.

dani40

Ramadan “Dani” Krasniqi lindi më 5 gusht të vitit 1958 në Pejë.
Mes hiteve te tij te jane njohura: “Magdallena’”1985 nga Ardian Rrusta, ‘Ti që fike shpirtin tim’ 1995 nga Afrim Macula, ‘Moj tradhëtare’ 2003 nga Ilir Berani, ‘Fjalët që na ndanë’ 2005 nga Afrim Macula.

Kënga ‘Moj tradhëtare’, në vitin 2003, shënon rekord të shitjes, si singel-cd, në karrieren e Danit, ku supozohet se tirazhi i shitur ne treg ka qenë afersisht 70 mijë copë.

Krasniqi është baba i katër fëmijëve dhe jeton në qytetin e tij të lindjes, Pejë.

Lidhje të ngjashme

1 Koment

  1. beni

    Dani eshte dhe do te mbetet kengetari Nr.1 ne te gjitha trojet shqiptare.Vokali i tij i kristalt eshte i pakrahasueshem.Eshte unikat.Eshte zeri me i bukur shqiptar.Urime Dani 40 vjetori i kengdimit tend.Uroj qe te na kendosh edhe 40 tjera.

Komento