A i dëmton duhani dhëmbët? 0 Komente

Postuar më 01 Shk 2013 në ora 7:43pm

Pirja e duhanit shakton një varësi fizike por edhe psikologjike,e cila ndikon në cdo pjesë të trupit por efektin e saj negativ e shakton edhe tek dhëmbët.Duke e ditur qe duhani dëmton shëndetin, njerzit edhe pse janë të vetëdishëm për këtë fakt ato vazhdojne ta pijnë atë.

Duani dhe shëndeti i dhëmbëve

Shumica janë të informuar se efekti negativ i tij dëmton mushkërit ,zemrën dhe enët e gjakut ,rrite mundësin për tu paraqitur karcinom,por shumë pakë janë të informuar se ai shakton sëmundje edhe te dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve.

Duhani përmban nikotin dhe mbetje të tjera si nitozamine të cilat janë agense kancerogjene që shaktojn sëmundje të ndryshme.

Duhani është shaktar edhe i :

Halitosis,gjegjësisht era e keqe e cila ndikon negativisht në gjendjen psikologjike të cdo individi.Duhani e shakton tharrjen e hapsires gojore ose kserostomisë e cila ka lidhëshmëri edhe me paradontozën ku paraqitja e xhepave në hapsirat interdentale është vend adekuat i mbejteve ushqimore me cka fermentimi i ushqimit sjell gjerë në eren e pakëndëshme.

Karcinomi oral i shaktuar nga kemikalet dhe mbetjet toksike që i përmban duhani, shaktojn ndryshime në mukozen orale ,duke bërë ndryshime në indet e buta. Studimet tregojnë se duhanpirësit janë 6 herë më shumë në rrezik të zhvillimit të kancerit oral se sa ata që nuk e konsumoj. Keqperdorim i alkoolit së bashku me pirjen e duhanit e rrisin rrezikun e zhviillmit të kancerit të gojës.

Karcinoma orale

Karcinoma orale

Paradontoza është sëmundje e mishrave të dhëmbëve që si faktorë kryesor ndikon ai gjenetik por edhe duhani me përqindje të larte e shakton atë duke dëmtuar mishrat e dhëmbëve,gjegjësisht tërheqjen e mishrave dhe gjakosjen e tyre.

Pirja e duhanit krijonë njolla të zeza ose ngjyrë kafe në sipërfaqen e dhëmbëve. Njollat zakonisht depozitojnë në zonën e qafës së dhëmbëve. Ashpërsia e njollës gjithashtu varet nga sasia e pranishëme e gurëzve në dhëmbë. Njollat e duhanit në një protezë janë më të vështira për tu pastruar, ato ngjiten në materialin plastik të protezës dhe është rëndë për tu pastruar./Femina.al/

Dr.stom Flamur Havziu

Lidhje të ngjashme

Komento