A ndikon mungesa e ujit në fetus?0 Komente

Postuar më 17 Tet 2011 në ora 11:35pm

A ndikon mungesa e ujit në fetus?Hidratimi adekuat i organizmit në shtatzani është shumë i rëndësishëm, sikurse për nënën, ashtu edhe për foshnjen në barkun e nënës.

Konsumimi i sasisë së rekomanduar të ujit gjatë shtatzanisë i siguron foshnjes materie të mjaftueshme ushqyese, ndërsa për nënat është poashtu me rëndësi të veçantë. Parandalon infeksionet urinare, konstipacionin dhe hemorroidet.

Për këtë, konsumimi i ujit zbut neverinë e mëngjesit, problemet me tretjen dhe urthin.

A ndikon mungesa e ujit në foshnjen në bark?

Në muajt e parë dehidrimi mund të përkeqsojë neverinë e mëngjesit, kokëdhembja mund të shpie tek migrena e fortë, mund të ndjeheni të lodhura, të keni marramendje, prandaj egziston rreziku se mund të lëndoheni ju dhe mund të lëndoni edhe foshnjen në bark.

Mungesa e ujit në tremujorin e dytë dhe të tretë mund të jetë edhe më e rrezikshme dhe mund të shkaktojë kontraktime të përforcuara të cilat mund të shpiejnë në lindjen e parakohshme. Poashtu, dehidrimi mund të shkaktojë temperaturë të lartë, shkak i së cilës lajmërohen ngërçet në muskuj, marramendja, ënjtja…

Uji ndihmon foshnjen që të rritet e shëndetshme në barkun e nënës, sepse me anë të gjakut barten materiet e dobishme gjer tek fetusi, ashtu që duhet të keni kujdes që të konsumoni sasinë e rekomanduar të lëngjeve.

Lidhje të ngjashme

Komento