Çfarë tregon shuplaka e dorës për shëndetin tuaj?0 Komente

Postuar më 21 Shk 2013 në ora 9:53pm

Keni shuplakë të kuqe apo gishta të ënjtur? Apo ndoshta thonjtë tuaj janë të zbehur? Disa sëmundje të ndryshme mund t’i dalloni edhe përmes ndryshimeve që pëson shuplaka juaj. Mësoni cilat..

Shuplakat e kuqe janë zakonisht pasojë e punës fizike. Por, nëse ngjyra e kuqe mbetet e pranishme për një kohë më të gjatë, atëherë kjo ka gjasa të jetë shenjë e sëmundjes së mëlçisë, siç është cirroza ose mëlçia e yndyrshme. Përjashtim paraqesin shuplakat e kuqe te shtatzënat, që janë dukuri e zakonshme, sepse bëhen për shkak të qarkullimit më të madh të gjakut.

shuplaka1

Kur bëhet fjalë për mëlçinë e sëmurë, ngjyra e kuqe krijohet për shkak se ajo më nuk është në gjendje që në mënyrë normale t’i largojë helmet nga organizmi. Për shkak të sjelljes së tillë të saj, vjen deri te krijimi i tepricës së hormoneve që shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut në duar dhe këmbë. Nëse, përveç të kuqes, janë të pranishme edhe simptoma të tjera, si ënjtja e këmbëve dhe barkut, venat e theksuara në stomak, lodhja, atëherë duhet ta vizitoni mjekun.

Gishtërinjtë e ënjtur janë dukuri normale pas uljes së gjatë në aeroplan ose autobus. Zakonisht kjo ndodh për shkak të ngrohtësisë, ciklit menstrual ose konsumimit të tepërt të kripës. Por, nëse gishtërinjtë mbeten të trashë dhe të fortë edhe pas disa ditësh, përkundër konsumimit të sasive të mëdha të ujit dhe reduktimit të konsumimit të kripës, atëherë mund të bëhet fjalë për hipotireozën, në fakt për aktivitet të reduktuar të gjëndrës tiroide.

shuplaka2

Kur ndodh një gjë e tillë, atëherë është shenjë që gjëndra tiroide prodhon më pak hormone të rëndësishme për rregullim të metabolizmit. Kur ngadalësohet metabolizmi, atëherë ndodh trashja dhe mbledhja e ujit. Problemet i paraqet teprica e ujit në gishtërinj. Në mënyrë që të mos mbeteni duke dyshuar, më së miri është që t’i bëni testet e zakonshme të gjëndrës tiroide.

Gishtërinjtë e trashë dhe të rrumbullakuar mund të jenë shenjë e sëmundjes së zemrës ose mushkërive. Kjo ndodh nëse qarkullimi i gjakut të zemrës ose mushkërive është i dobësuar, ndërsa si shkak i kësaj bie niveli i oksigjenit në gjak.

shuplaka3

Nëse përveç kësaj dukurie janë të pranishme dhe frymëmarrja e vështirësuar ose kollitja kronike, nuk duhet pritur, por menjëherë duhet kërkuar ndihma e mjekut. Kjo dukuri paraqitet edhe te sëmundjet e valvulit të aortës, gjë që paraqet një arsye shtesë për të shkuar te mjeku.

Thonjtë e zbehur janë zakonisht shenjë e anemisë, për të cilën përgjegjëse është mungesa e hekurit. Nëse nuk reagohet me kohë, mungesa e hekurit mund të sjellë edhe deri te thellimi i thonjve. Mungesa e hekurit mund të sjellë edhe deri te lodhja, ndërsa në raste më serioze edhe deri te problemet me zemrën.

shuplaka4

Që të shmanget kjo situatë, duhet ngrënë mish të kuq, spinaq dhe perime të gjelbra, si dhe pemë me lëvozhga. Njëkohësisht duhet konsumuar vitaminë C, sepse ajo ndihmon për absorbimin e hekurit.

Lidhje të ngjashme

Komento