Dhimbja e kokës kalon me një gotë ujë1 Koment

Postuar më 14 Gus 2012 në ora 5:15pm

Stresi, vapa dhe situata të tjera të lodhshme, papritur mund të shkaktojnë tek ju dhimbje koke.

Shpesh herë mundohemi ta kalojmë pa përdorur asnjë ilaç qetësues, por me kalimin e kohës dhimbja e kokës sa vjen e shtohet më shumë.

Sipas një studimi të fundit ka një mënyrë më të thjeshtë dhe “natyrale”, për të pushuar dhimbjen e kokës, që është pirja e një gote me ujë, raporton Femina.al.

Shkencëtarët e universitetit të Maastricht, theksojnë se dhimbja e kokës është aq e lehtë sikur të pish një gotë ujë.

Ndërsa shtojnë se njeriu gjatë ditës duhet të pijë të paktën 7 gota uji për të eliminuar dhimbjet e kokës dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së tij.

Studimi është kryer me 100 vullnetarë, të cilët vuanin shpesh nga dhimbja e kokës.

Ata janë informuar të ndjekin disa këshilla për mënyrën e eliminimit të stresit dhe gjithashtu pirjen e 1.5 litrave ujë në ditë.

Ky studim ka zgjatur për tre muaj me radhë, dhe në fund testi i atyre personave që kishin mirë ujë sipas këshillave rezultoi më i përparuar sesa i personave të tjerë.

Lidhje të ngjashme

1 Koment

  1. cdo dit po me dhem koka me gjith sy

Komento