Dhimbja e shpinës, ndikimi i duhanit në shërim 0 Komente

Postuar më 12 Dhj 2012 në ora 7:38pm

Kush vuan nga dhimbja e shpinës, ndien lehtësim nëse e lë duhanin. Dobia e mos pirjes së cigares pasqyrohet në shtyllën kurrizore e cila lehtësohet nga dhimbjet.

Shkaqet e dhimbjes së shpinës mund të jenë të ndryshme si qëndrimi ulur gjatë, stili i jetës po edhe dëmtime të ndryshme.

Ndonëse mund të duket se nuk ka shumë lidhje, tymi i duhanit ndikon ndjeshëm në dhimbjen e shtyllës kurrizore.

Një studim i fundit i publikuar në “Journal of Bone & Joint Surgery”, tregon se ata që kanë probleme nga kolona vertebrale dhe dhimbjet e forta të shpinës kanë përmirësim të ndjeshëm nëse ndalojnë pirjen e duhanit.

Studimi i drejtuar nga Glenn R. Rechtine u bazua në një grup pacientësh me dhimbje shpine, të cilët u mbajtën nën vëzhgim për 8 muaj, ku u vu re se ata persona që hoqën dorë nga duhani patën lehtësim nga dhimbjet e shpinës, ndërsa personat që pinë duhan kishin dhimbje kronike dhe të forta shpine.

Gjatë periudhës së vëzhgimit të dyja palët si ata që pinin duhan edhe ata që nuk pinin, vijonin të merrnin medikamente, por ndryshimi ishte i ndjeshëm te ata që nuk tymosnin më.

Rechtine sqaroi se nikotina shton ndjeshëm dhimbjen, ndaj rekomandohet ndalimi i duhanit nëse dëshirohet përmirësim nga dhimbjet e shpinës.

Lidhje të ngjashme

Komento