Kanceri në vezore0 Komente

Postuar më 06 Dhj 2011 në ora 3:02am

Sipas studimit më të fundit, alkooli nuk ndërlidhet me njërin nga dy format më të shpeshta të kancerit të vezoreve.

Kanceri i vezoreve radhitet si shkaktari i gjashtë më i shpeshtë në botë që shkakton vdekjen, ndërsa shfaqet si njëri nga dy llojet bazë: kanceri në qelizë apo adenokarcinom.

Sipas studimit më të fundit, alkooli nuk ndërlidhet me njërin nga dy format më të shpeshta të kancerit të vezoreve. Kanceri i vezoreve radhitet si shkaktari i gjashtë më i shpeshtë në botë që shkakton vdekjen, ndërsa shfaqet si njëri nga dy llojet bazë: kanceri në qelizë apo adenokarcinom.

Në vendet perëndimore është vërejtur një rritje shqetësuese me këtë të dytin, përderisa numri i atyre që preken me kancer në qelizë është në rënie. Deri më tani kanceri në qelizë ishte ndërlidhur me konsumimin e alkoolit.

Autorët e studimit kanë analizuar të dhënat nga 15.000 pacientë dhe kanë zbuluar se adhuruesit e alkoolit që konsumojnë shtatë apo më shumë pije alkoolike brenda ditës për 9.5 herë janë më të rrezikuar se do të preken nga kanceri në qelizë, në krahasim me ata që nuk konsumojnë alkool.

Mirëpo, autorët nuk kanë gjetur fakte që ndërlidhin këtë sasi të alkoolit, apo ndonjë lloj të caktuar të alkoolit që shkakton rritjen e rrezikut për t’u prekur me kancerin e vezoreve.

Gjatë analizës së pacientëve po ashtu ishte vërtetuar se personat që mesatarisht konsumojnë një sasi të vogël të alkoolit gjatë ditës (një gotë alkool) janë më pak të rrezikuar nga njëri prej dy llojeve të kancerit të vezoreve, në krahasim me ata persona që nuk konsumojnë alkool.

Lidhje të ngjashme

Komento