Masazh kundër dhimbjes së kokës0 Komente

Postuar më 24 Pri 2013 në ora 11:34pm

Shkaqet e dhimbjes së kokës janë komplekse dhe vijnë në momente të ndryshme të jetës tonë. Nëse dëshironi të shmangni përdorimin e barnave për lehtësimin e dhimbjes, ose jeni të detyruar si në rastin e shtatzënisë, shiatsu mund të ndihmojë. Në këtë artikull do t’jua prezantojmë në pika të shkurtra këtë një lloj mjekimi alternativ, që në fakt paraqet një lloj masazhi.

headache1

Ktheheni në shtëpi mbas ditës së mundimshme dhe përveç dhembjes në shpatulla, në të cilën tashmë jeni mësuar, ndjeni edhe dhembje të padurueshme e cila shtrihet prej syrit të majtë drejt veshit dhe mandej lëshohet qafës teposhtë. Nëse mendoni pak, do të konstatoni se kjo dhembje zgjat tashmë një kohë dhe ndoshta nuk do të ishte keq që të ballafaqoheni me të në mënyrë më përgjegjëse dhe të vetëdijshme. Më së miri është që të analizoni ditën, e cila shpesh ka të bëjë me ngutjen, kafetë dhe cigaret, ushqimin jokualitativ që hani në shpejtësi, e të mos i përmendim obligimet e ndryshme shtëpiake.

Shkaqet e dhembjes së kokës janë komplekse dhe burojnë nga jeta jo e shëndoshë e përditshme dhe humbja e lidhshmërisë me betejën tonë. Njëri prej kritereve të cilin e shfrytëzojmë në shiatsu është lokalizimi i pjesës në të cilën ndjehet dhembja: dallojmë dhembjen ballore ose frontale të kokës, dhembjen laterale dhe dhembjen në pjesën e prapme të kokës.

Dhembja laterale

headache2

Dhembja laterale e kokës përfshinë pjesën anësore prej syrit drejt veshit, e shkaqet janë në të shumtën e rasteve të karakterit emocional dhe psikologjik (ndjenjat e ndrydhura, stresi), e ndonjëherë edhe qarkullimi i dobët i gjakut. Te kjo dhembje e kokës është e mundur që t’ju djegin dhe t’ju kruhen sytë, do të ndjeni një ngarkesë dhe shpërtheni shpejt.

Për të lehtësuar këtë, aplikoni një presion të lehtë me gishta në pjesën e kockave anësore. Kujdes se çfarë reagimi po fitoni. Nëse keni lehtësim, vazhdoni t’i lëvizni gishtat në mënyrë rrethore për të lehtësuar stresin e lokalizuar në këtë pjesë.

Dhembja në pjesën e pasme

headache3

Dhembja që manifestohet në pjesën e përparme të zverkut deri në pjesën e prapme të tij ka të bëjë me meridianet e fshikëzës urinare e shpesh është pasojë e grumbullimit të shtrëngimeve në muskuj për shkak të pozitës jo të drejtë të trupit. Në të gjitha këto raste preferohet të bëhet një trajtim i tërë trupit, me theks të veçantë në masazhin e pjesës së kokës dhe të qafës me shtypje të lehta dhe pak më të gjata.

Më së shumti fokusoheni të masazhoni pikat e presionit që ndodhen në bazë të kafkës. Ka tre pika kryesore për t’u shtypur. Përveç dy pikave anësore në pjesën e pasme fundore të kafkës, masazhoni edhe pjesën e pasme qendrore.

Dhembja frontale e kokës

headache4

Dhembja frontale e kokës shpesh shkaktohet nga tretja e dobët, përkatësisht nga ushqimi jokualitativ, ndërsa mund të zbutet me anë të shtypjes në pikat meridiane të lukthit dhe të zorrës së trashë.

Për të lehtësuar këtë dhimbje ju mund të bëni masazh edhe në zonën ballore. Së pari shtypen dy pika në distancë rreth pesë centimetra nga njëra tjetra sipër vetullave. Pastaj gishtat lëvizim në mënyrë qarkore. /MjekuNet/

Lidhje të ngjashme

Komento