Si të eliminoni yndyrën e flokut dhe zbokthin1 Koment

Postuar më 27 Kor 2012 në ora 6:31pm

Yndyra dhe zbokthi janë kthyer në makth për shumë njerëz. Gjëja e parë që rekomandohet është përdorimi i shampos për flokë të yndyrshëm.

Por duke pasur parasysh që në të shumtat e rasteve floku i yndyrshëm ka yndyrë në rrënjë dhe është i thatë në gjatësi, është mirë që pas përdorimit të shampos për flokë të yndyrshëm, në gjatësi të përdoret një zbutës i lehtë, i cili ndihmon në krehjen e mirëmbajtjen e flokut dhe nuk shton yndyrën.

Këto të jenë gjithmonë të rekomanduara nga një specialist. Nëse shampoja nuk arrin të ekuilibrojë yndyrën sugjerohet dhe përdorimi i locioneve ose ampulave kundra yndyrës, ose sebumit (termi mjekësor për fjalën yndyrë).

Vihet re që si flokët e yndyrshëm dhe ato me zbokth shoqërohen me rënien e flokut. Në këto raste është mirë që fillimisht të kontrollohet problemi i yndyrës ose zbokthit dhe pasi të kemi zgjidhur këtë problem, mund të vazhdohet trajtimi specifik për rënien e flokut.

Lidhje të ngjashme

1 Koment

  1. fatlume

    Keni tregu qe yndyra dhe zbokthi jan problem,  po zgjidhja ?  :P

Komento