Simptomat e kancerit që duhet t’i njihni 0 Komente

Postuar më 03 Pri 2012 në ora 3:21pm

Pacientët me vite injorojnë simptomat që me muaj ju shfaqen. Cilat janë ato simptoma që nuk duhet t’i injoroni?

Një studim britanik ka treguar se gjysma e pacientëve mendon se dhimbjet do të kalojnë vetvetiu dhe ky është shkasi për të cilin, me gjithë disa simptoma, nuk vizitohen te mjeku.

  1. Humbja në peshë
    Nëse nuk jeni në dietë, e për një muaj humbni më shumë se katër kilogramë, atëherë duhet të brengoseni. Humbja e pashpjegueshme e kilogramëve është shenjë e sigurt se diçka nuk është në rregull. Derisa mjeku nuk ju konfirmon se bëhet fjalë për një problem me tiroidet, diabetin apo kancerin, mos u qetësoni.
  2. Fryrja
    Nuk do të duhej të shfaqej për çdo ditë, sidomos jo nëse përcillet me dhembje në stomak. Kjo është një shenjë e hershme e kancerit në vezore.
  3. Ndryshimi në gjinj
    Ënjtje, fortësi dhe secili tjetër ndryshim në cilësinë e lëkurës, mund të tregojë një lloj të kancerit të gjirit. Kujdes me gjëndrat.
  4. Gjakderdhje midis cikleve menstruale
    Kjo nuk është fare normale e nuk është normale as gjakderdhja pas menopauzës. Mund të jetë shenjë e kancerit endometral, kancerit në zorrë të trashë, apo në disa probleme tjera gjinekologjike.
  5. Lodhja
    Lodhja që vazhdon është shenjë paralajmëruese se me juve nuk është gjithçka në rregull. Aty zhvillohet një betejë. Ajo mund të jetë fizike apo mendore, por nëse për tre javë rresht ndiheni të lodhur, e gjatë natës flini së paku shtatë orë, detyrimisht lajmëroni mjekun.
  6. Dhembjet
    Kjo duket paksa jo e zakonshme, ngase dhembja mund të jetë parashenjë e shumë gjërave. Nganjëherë tregon kancerin e përparuar e nganjëherë gjendjen neurologjike. Nganjëherë vjen si pasojë e lodhjes dhe stresit, por ia vlen ta kontrolloni.
  7. Tretje jo e mirë
    Ky është flamuri i kuq për kancerin në fyt, vezore apo lukth.
  8. Problemet me përpirje
    Ndoshta ju duket si problem i vogël shkaku i të cilit keni ndryshuar mënyrën e të ushqyerit. Detyrimisht vizitohuni te mjeku.
  9. Dhembjet në lukth
    Dhembja e fortë, nga e cili ndjeni depresion tregon shenjën për alarm. Ndoshta kemi të bëjmë me kancerin në tiroide.
  10. Ngritja e temperaturës trupore
    Ndoshta do të befasoheni, por simptomë e shumë tumoreve është edhe ngritja e temperaturës trupore. Tek të rriturit ndodh shumë rrallë dhe më shpesh tregon në ndonjë infeksion. Mund të jetë parashenjë se kanceri është përhapur apo se vuani nga leukemia. Nëse një gjendje si kjo zgjat, vizitohuni te mjeku.
Lidhje të ngjashme

Komento