Sindromi i ovarit policistik 1 Koment

Postuar më 28 Kor 2012 në ora 2:38pm

Sindromi i ovarit policistik është pasojë e çrregullimit të nivelit të hormoneve seksuale femërore. Ky çrregullim bëhet shkak i ndryshimeve të ciklit menstrual, i ndryshimeve në lëkurë, i kisteve të vogla në vezore, i shqetësimeve në fertilitet dhe i problemeve të tjera shëndetsore.

Ovari policistit

Kush janë shkaqet dhe faktorët e rrezikut?
Hormonet seksuale femërore përmbledhin estrogenin dhe progesteronin dhe një dozë të vogël androgenësh, të cilët quhen hormone mashkullore dhe që janë të pranishme edhe tek femrat, por në nivel më të ulët.

Hormonet ndihmojnë vezën, që të ketë një zhvillim normal gjatë ciklit menstrual. Sindromi i ovarit policistik, lidhet me çrregullimin e nivelit të hormoneve seksuale. Prodhimi më i shtuar i hormoneve androgenë, ndryshon nivelin e këtyre hormoneve në organizëm. Nuk dihet saktësisht përse ndryshon ky nivel hormonal në organizëm.

Folikuli është një thes i cili mban brënda tij, vezën. Normalisht një nga vezët e shumta të vezores, prodhohet dhe del në qarkullim gjatë ciklit menstrual. Ky moment quhet ovulacion. Në gratë me sindromë të ovarit policistik, vezët në këto folikuj, nuk maturohen dhe nuk dalin në qarkullim. Kështu ato mbeten brënda në folikuj, dhe kthehen në mikrokiste të vegjël në vezore.

Këto ndryshime janë shpesh shkak i infertilitetit dhe i të gjitha shenjave, që kanë shkak çrregullimin e nivelit hormonal. Gratë zakonisht diagnostikohen me këtë sindrom rreth moshës 20-30 vjeç. Por sindromi, mund të shfaqet edhe tek vajzat e vogla.

Shenja e parë e shfaqes është ndalimi i menstruacioneve. Po të vëresh në historinë e jetës së këtyre vajzave, zakonisht ato mund të kenë nënën apo ndonjë motër me shenja të ngjashme të ovarit policistik.

Cilat janë simptomat e ovarit policistik?

  1. Ndryshimet në ciklin menstrual.
    • Mungesë e menstruacioneve me një histori të mëparshme me cikël menstrual të rregullt (amenorrea sekondare).
    • Periudhë menstruale e çrregullt, psh. menstruacione të shpeshta ose të rralla me sasi më të vogël apo më të shtuar.
  2. Zhvillimet e shenjave seksuale sekondare mashkullore.
    • Zvoglim i volumit të gjirit.
    • Trashje e zërit.
    • Zmadhim i klitorisit.
    • Rritje e pilozitetit/qimeve në fytyrë dhe në areolat e gjirit, hirsutizmi.
    • Hollim i flokëve dhe rënia e tyre.
  3. Ndryshimet në lëkurë.
    • Akne (puçra) dhe tharje e lëkurës.
    • Njolla të zeza në qafë, gjoks, fytyrë, që vijnë si rezultat i uljes së insulin- sensitivitetit.

Cilat janë shenjat dhe testimi i tyre?
Gjatë ekzaminimit pelvik, vihet re një rritje e klitorisit dhe zmadhim i ovarit.

Diabeti, tensioni i lartë, niveli i lartë i kolesterolit, rënia e theksuar në peshë dhe obeziteti janë disa shenja të sindromit të ovarit policistik.

Pesha, indeksi i masës trupore, matja e cirkumferencës abdominale (perimetri i barkut), ndihmojnë për determinimin e faktorve të rrezikut. Në testimet kryesore përfshihen:

  • Niveli i estrogenëve,
  • FSH/hormone folikulo stimulues,
  • LH/hormone luteotrop,
  • Niveli i testosteronit,
  • Ketosteroidet,

Analiza të tjera përfshijnë:

  • Testi për të vlerësuar rezistencën e insulinoreceptorëve,
  • Niveli lipideve/yndyrnave,
  • HCG/gonadotropina korionike humane,
  • Niveli i prolaktinës,
  • Testet funksionare të gjendrës së tiroides,
  • Ekografitë vaginale për të vlerësuar gjendjen e vezoreve,
  • Laporoskopia pelvike, e cila ndihmon për një vëzhgim më të imët të ovarit dhe për biopsinë e tyre.

Si duhet trajtuar sindroma e ovarit policistik?
Ulja në peshë do të ndihmojë për diabetin, për uljen e tensionit arterial të lartë dhe për uljen e nivelit të kolesterolit. Edhe një ulje qoftë 5% e peshës trupore, do të ndihmonte në rregullimin e nivelit hormonal dhe në infertilitet.

Çfarë medikamentet mund të përdoret?
Medikamentet që përdoren për trajtimin e sindromës së ovarit policistik janë:

  • Pilula progestative,
  • Metformina, rrit sensitivitetin ndaj insulinës dhe mund të ndihmojë në rregullimin e ciklit. Në disa gra, ky trajtim ndihmon edhe në uljen e peshës.
  • Chlomiphene citrate, ndihmon maturimin e folikulit dhe rilashimin e vezës.
  • Trajtimet me medikamente antiandrogen edhe mund të përdoret, kur nuk jep efekt trajtimi me progesteron.
  • Kremrat për eliminimin e hirsutizmit. Heqja e qimeve me lazer, zakonisht, nuk rekomandohet, por ka raste kur ajo mund të kombinohet me mjekim hormonal.
  • Glucophage, ndihmon të ulë insulin-rezistencën.
  • Laparoskopia pelvike, në disa raste ndihmon për të trajtuar mungesën e ovulacionit dhe infertilitetin.

Cila është prognoza/e ardhmja?
Kur trajtimi i sindromës së ovarit policistik realizohet korrekt, shtatzënia mund të ndodhë dhe të shkojë normalisht deri në fund./bebaime/

Lidhje të ngjashme

1 Koment

  1. dita

    PERSHENDETJE jam 34 vjeq
    Me vemendje lexoj qdo artikull qe ju postoni por,ajo qe me interson me shume eshte ky artillull qe ka te bej me qerregullim te ciklit the ovulacion.
    kam 6 vite martes dhe pas 1 aborti spontan me eshte qrregulluar cikli ,qe si pasoj vjen deri te ovulacioni i rrall apo fare ,dhe me te gjithe mjeket  qe jam konsulltuar nuk me eshte dhen 1 diagnoz e saket nga kjo per 4 vite rradh,por para 2 vite verejta se jom me tiroiden qe si rezultat me jan stabilizuar para disa muaj me trajtimin ne shkup.
    Por per qrregullim une perdor qdo muaj utrogestan 200 , dhe mjekt perseri me preferojn IVF ,Por me qense vezoret jan te varfera dhe kan folekuat me madhesi  te vogel,ateher me thon se ndodh duhet donacion ate qe nuk e bej dot,a ka maundesi qe mos te provosh asnjeher me stimulues per rritjen e folekulav dhe ti humbin shpresat per nje shtatezani normale?
    Ju lutem dua sygjerimet e juaja .
    qfar me preferoni se jam lodhur nga fjalt e kota me vite ,apo duan qe te perfitojn nga maltretimet tona ,duke na quar deri ne depresion,me te veretet jam shume e shqetesuar,se dua ta di si qfar te perdor qe te vije deri tek nje shateazni normale.  
    Pres pergjigjen  .
    Flm per mirekuptim.

Komento