Ushqime të shëndetshme për fëmijët 0 Komente

Postuar më 17 Tet 2011 në ora 5:30pm

Përgatitja e një sanduiçi apo diçkaje të shpejtë për fëmijët tuaj nuk do t’ju marrë shumë kohë. A dëshironi të përgatisni ushqime të shpejta dhe të shëndetshme për to?Shumica e fëmijëve pëlqejnë të hanë diçka në mes vakteve.

Ushqimet e shëndetshme krahas marrjes së energjisë dhe elementëve ushqyes ndihmojnë të shtypin urinë gjatë ditës. Si mund të përgatisni ushqime të shëndetshme për fëmijët tuaj?

Nëse ju nuk do t’i blini çokollata, patatina, biskota e të tjera të ngjashme, edhe fëmija nuk do të bërtasë apo hungërojë për t’ia blerë. Ju mund të përgatisni një meny të lezetshme duke përgatitur vetë gatime të shëndetshme.

-Krakerët me drithëra dhe gjevrekët me shumë fibra e drithëra do t’i japin shumë energji fëmijës.

- Karotat e vogla apo zarzavatet e tjera të freskëta mund t’i përzieni bashkë dhe t’i hidhni sos sallate. Ndërsa frutat e freskëta mund t’i përzieni me një kos pa yndyrë.

- Ju mund t’i shërbeni fëmijës suaj një vezë të skuqur me tost me drithëra.

- Ushqimet që përgatisni për fëmijët nuk duhet të jenë pa shije. Për të shtuar shijen e fëmijës mund t’i përgatisni puding, kos të ngrirë apo fruta. Mund të përgatisni lëngje të shëndetshme me qumësht, kos dhe fruta të freskëta.

- Vendosni mbi tavolinë një tas me fruta të freskëta. Vendosni gjevrekë me drithëra dhe fruta të ndryshme në një vend të arritshëm nga fëmijët.

Lidhje të ngjashme

Komento