​A e keni ditur se këto ushqime dhe pije shkaktojnë ankthin?

0 191

Konsumimi i ushqimeve të ndryshme ndikon në emocionet tuaja, por edhe të shkaktojnë ankth, t’ju lënë të shqetësuar dhe të pa koncentruar.

Edhe pse ushqimi nuk është faktori kryesor i këtyre emocioneve, ajo mund të ndikojë dukshëm në intensitetin e tyre.

Me fjalë tjera, ekzistojnë ushqime të cilat shtojnë shkallën e kimikaleve në trurin tonë për shkak të të cilave ndihemi mirë, por po ashtu ka edhe ushqime si pasojë e të cilave ngritët niveli i kimikaleve që shkaktojnë stres dhe ankth.
Lajmi i mirë është nëse e dini se për cilat prej këtyre ushqimeve bëhet fjalë dhe thjesht mund t’i largoni nga lista ose të zvogëloni konsumimin e tyre.

  • Kafja
    Kafja ka ndikim stimulues në sistemin e nervave, pasi ndikon në lirimin e kortizolit, hormonit të stresit, i cili mund të përkeqësojë ankthin, por edhe të shkaktojë probleme me gjumin.
  • Lëngjet e gazuara me dietë
    Lëngjet me dietë dhe energjetike mund t’ua dyfishojnë dozën e ankthit, jo vetëm për shkak se përmbajnë kofeinë, por edhe për shkak se mund të ulin nivelin e serotonin – hormonit në trurin tuaj për shkak të të cilit ju ndiheni mirë. Kur të keni mundësi zëvendësoni këto pije me variante më të shëndosha.
  • Shpageta
    Karbo-hidratet e rafinuara si shpagetat, buka e bardhë, ëmbëlsirat dhe lëngjet e ëmbla mund të shkatërrojnë disponimin tuaj, pasi mund të shkaktojnë luhatje në nivelin e sheqerit në gjak.
  • Salca
    Përdorimi i salcës mund të shkaktojë ngritje të nivelit të sheqerit në gjak. Nëse konsumohet në sasi të mëdha mund të krijojë edhe kilogramë të tepërt.
  • Alkooli
    Nëse njerëzit mendojnë se përmes përdorimit të alkoolit mund të ndihen më mirë, në fakt ata gabohen pasi një gjë e tillë vetëm sa mund të shkaktojë përkeqësimin e ankthit. Po ashtu, alkooli mund të ndikojë edhe në nivelin e sheqerit në gjakun tuaj, dhe mund të sjellë edhe deri dehidrimi dhe ulja e aftësive kognitive, transmeton kp.

Gjithashtu mund të lexoni

Po ngarkohet...