10 parfumet më të mira për adoleshente

Nëse je prindi i një adoleshenteje apo je një adoleshnte që je e interesuar të blesh një parfum për veten, radha në dyqan mund të jetë e pakalueshme. Me këtë artikull, ne po përpiqemi t‘ju lehtësojmë punë, duke ju sugjeruar disa nga parfumet më të mira për këtë moshë. Edhe nëse këto parfume nuk gjenden në Shqipëri, ju mund t‘i blini gjithsesi online…

Miss Dior Cherie nga Christian Dior

10 parfumet më të mira për adoleshente - Miss DiorVibrimi: shik dhe flirtuese
Do mund të binit në dashuri me këtë aromë moderne që përzien shije rinie me elegancën e përjetshme të linjës Dior. Erërat shik, mandarinë jeshile, jasmine rozë dhe vjollcë me patchouli të butë, myshk dhe gjetheje nga luleshtrydhet e këndshme e të ëmbla, por dhe kokoshka të karamelizuara për një aromë të lezetshme dhe lozonjare.

Viva La Juicy nga Juicy Couture

10 parfumet më të mira për adoleshente - Viva la juicyVibrimi: vajzë e pasur
Nëse nuk mund t‘ia lejoni vetes parfumet tepër të shtrenjta, ky parfum mund të jetë zgjidhja ideale. Një përzierje mes frutave dhe luleve, aromat e saj përfshijnë frutat e pyllit, mandarinën, lulemustakun, gardenin, jasminën, qelibarin, karamelin, vaniljen, drurin e sandales dhe arrave. Edhe shishja fantastike me zbukurime ari dhe fjongo rozë, është për të lënë mendjen.

Fantasy Perfume nga Britney Spears

10 parfumet më të mira për adoleshente - Fantasy parfumeVibrimi: feminile dhe gjallëruese
Çfarëdo që të mendosh për muzikën e Britney Spears-it, duhet t‘i japësh hakun që i takon për parfumet e saj. Fantasy është një parfum gazmor dhe energjik dhe është i shkëlqyer për gjatë ditës. Aromat e kivit, jasminës, çokollatës së bardhë dhe myshkut të përziera së bashku, krijojnë një vibrim rinor dhe të gëzueshëm.

Dolce & Gabbana Light Blue Perfume nga D&G

10 parfumet më të mira për adoleshente - Dolce & GabbanaVibrimi: i freskët dhe lozonjar
Jo superenergjik, ky dizajn parfumi është gazmor, lozonjar dhe femëror në një mënyrë te freskët dhe të shkëlqyeshme. Aroma të gjalla qitroje të përziera me mollë, zymbyla, jasemin, bambu dhe trëndafil i bardhë, teksa nuancat e drurit të kedrit, myshkut dhe qelibarit i japin këtij parfumi thellësi. Një parfum i shkëlqyer, sidomos për muajt e pranverës dhe verës.

Abercrombie & Fitch 8

10 parfumet më të mira për adoleshente - Aberceombia FitchVibrimi: e re dhe me stil
Ky parfum i ëmbël dhe i lehtë nga A&F është shumë i këndshëm si për ditën, ashtu edhe për natën. Ai leshon një vibrim rinor dhe të athët, falë përzierjes provokative të aromave frutore dhe të luleve. Esenca portokalli, pjepri dhe qitroje përzihen me zambak, manushaqe, manjolë, vaniljen dhe qelibar. Aroma fillon lozonjare, por në pak orë përzihet me nxehtësinë dhe erën e trupit për të lëshuar një aromë krejt të re dhe pikante.

Vera Wang Princess nga Vera Wang

10 parfumet më të mira për adoleshente - Vera Want PrincessVibrimi: e pavarur dhe lozonjare
Ky parfum ka një vibrim aventuroz dhe lozonjar, falë përzierjes së aromave të frutave me ato të luleve dhe furrës së pjekjes. Ujë, zambak, mollë, portokalle dhe kajsi kombinohen me erëra tërësisht florale si çokollata e zezë dhe kremi rozë i ëmbëlsirave. Nëse ky parfum do ishte një desert, do kishte qenë keku më i shijshëm (dhe më i bukur). Si parfum, është fantastik për përdorim të përditshëm – ju sigurojmë se do të na falenderoni për sugjerimin!

Glow nga Jennifer Lopez

10 parfumet më të mira për adoleshente - GlowVibrimi: fëmëror dhe të ngrohtë
J-Lo e zbukuroi botën e parfumeve me këtë parfum, në të cilin përzierja e qitros së verdhë me aroma lulesh, vanilje të mirëfilltë dhe myashk nxjerr një aromë femërore në maksimum. Është i shkëlqyer për takime dashurie dhe lëshon një vibrim tepër femëror.

Dessert Beauty Deliciously Kissable Love Potion Fragrance nga Jessica Simpson

10 parfumet më të mira për adoleshenteVibrimi: e ëmbël dhe kremoze
Një nga parfumet më të mira të celebriteteve, ky produkt ka një aromë shumë të këndshme. Vanilja e shijshme franceze dhe karamelja e butë kombinohen me aroma çokollate dhe arrëkokosi, shtrirë në një shtrat frutash pylli të ëmbla dhe të freskta. Rezultati është shumë i ngrohtë, i pasur dhe i këndshëm.

Supermodel Perfume nga Victoria‘s Secret

10 parfumet më të mira për adoleshente - Super modelVibrimi: joshës dhe seksi
Mbaj aromën e një supermodele me këtë parfum nga linja e famshme VS (Victoria Secret). Supermodelet përziejnë erërat e frutave të pyllit, lules joshëse të pjeshkës dhe drurit të sandalit kremoz për një aromë prej të rriturish, që është ideale për t‘u sprucuar në takime.

Harajuku Lovers Love nga Gwen Stefani

10 parfumet më të mira për adoleshente - HarajukuVibrimi: vajza melankolike e qytetit
Na pëlqen stili “country” i Gwen Stefanit. Love perfume është një kombinim i aromave të luleve, bozhureve dhe jaseminit me pjeshkën e freskët orientale dhe bambunë. Aromat e drurit dhe myshkut e plotësojnë këtë parfum, i cili nga vajzëror transformohet në një aromë prej të rriturish në pak orë kur vihet në lëkurë. I shkëlqyer për t‘u sprucuar kur del për shopping me shoqet e tua.

What do you think?


Warning: explode() expects parameter 2 to be string, array given in /home/femina15/public_html/wp-content/plugins/snax/includes/votes/template.php on line 43

Warning: array_merge(): Argument #2 is not an array in /home/femina15/public_html/wp-content/plugins/snax/includes/votes/template.php on line 43
0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Reçetë: Si e kam forcuar gjatë viteve imunitetin e fëmijës tim

Gjërat që u shkojnë ndërmend femrave kur ju vonohet cikli menstrual!