11 kuriozitete të pabesueshme rreth bebeve

0 62

Mendoni se i njihni mirë bebet tuaja? Më poshtë do të lexoni 11 kuriozitete rreth tyre që do t’ju habisin.

  1. Bebes nuk i vjen asnjëherë erë e keqe nga goja sepse nuk kanë dhëmbë. Si pasojë e kësaj bakteret nuk kanë se ku të fiksohen.
  2. Shpesh e shihni që bebja qan pa lot. Kjo ndodh sepse kanalet e lotit nuk janë hapur ende.
  3. Bebet i pastrojnë rrugët e frymëmarrjes me anë të tështimës. Kur e shihni që ai kollitet mos u shqetësoni sepse kjo është normale dhe jo ftohje.
  4. Ata dinë të notojnë. Kjo vjen si pasojë e mjedisit ujor ku ai është zhvilluar 9 muaj. Por i humbasin këto aftësi pas muajit të 2.
  5. Flen më mirë në një ambjent të zhurmshën sepse kjo i krijon më shumë idenë e të qënit në barkun e nënës. Megjithatë shmangeni nga mjediset shumë të zhurmëshe.
  6. Nuk e njohin shijen e kripës dhe pëlqejnë më shumë ushqimet e freskëta. Shqisat e shijes nuk janë zhvilluar mirë prandaj gjidhënia është shumë e rëndësishme deri në muajin e 9 të jetës. Qumështi i nënës nuk përmban kripë apo sheqer dhe kjo nuk e ngarkon punën e veshkave.
  7. Marrin frymë dhe gëlltiten njëkohësisht.
  8. I njohin shumë mirë zërat. U përgjigjen më shumë zërave të grave dhe sidomos atij të nënës së tyre.
  9. E kanë kokën më të madhe se pjesët e tjera të trupit. Ajo zë ¼ e peshës së trupit, por tek një i rritur rreth 2%.
  10. E kanë shumë të zhvilluar shqisën e dëgjimit dhe atë të nuhaturit. Ai është në gjendje të njoh të ëmën dhe në errësisë vetëm nga aroma e saj.
  11. Kanë shumë kocka, rreth 300, ndërsa të rriturit kanë 206. Një pjesë e tyre bashkohen deri në moshën 2 vjecare.
Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...