15 tendencat e pasarelave që mund të vishen realisht

0 150

Sfilatat e ndryshme të stilistëve sjellin shumë veshje mbi pasarelë, por jo të gjitha mund të vishen në jetën e përditshme. Editorët e revistave të modës kanë bërë një përzgjedhje për tendencat më të përshtatshme të këtij sezoni.

Disa i kemi prezantuar edhe më parë, por këtu janë të gjitha bashkë.

Fustani këmishë

Stilistët e kanë riimagjinuar këtë formë klasike me një brez më të rrëzuar, më të gjatë etj. Është si ta shkruash vetë historinë që do lexosh, por për gardërobën.

E verdha

Para se të largohesh dhe të thuash “nuk është për mua”, dëgjo. Qelibar apo kanarinë, beso që ka një nuancë për këdo.

Katrorët e vegjël

Vjeshta mund të na ketë sjellë stofat skoceze me katrorë të mëdhenj, por pranvera është e gjitha për katrorët e vegjël. Pjesa më e bukur është që këto kanë një prerje sexy, jo të ngurtë.

Bardhezi

Tendenca nuk është e re, por e zeza dhe e bardha janë gjithandej dhe ato që e bëjnë kombinimin interesant këtë sezon janë materialet, modelet dhe siluetat.

Pantallonat e gjera treçerekëshe

Pantallonat e shkurtra të pranverës së vjetshme pothuajse janë zhdukur. Bëje këtë look funksional duke e kombinuar me xhaketa, triko me kopsa dhe taka të larta.

Bardhekaltër

Nëse bardhezi është shumë e zakonshme për ty, ky variant më i moderuar mund të jetë në shijet e tua. Provoje kur do të godasësh me pak ngjyra.

Xhaketat e gjata stil kimono

Pelerinat e lëshuara e të lehta me një rrip sa për të thënë u panë gjithandej në sfilata këtë sezon. Kanë krijuar shumë fansa dhe është e kuptueshme. Janë të rehatshme, stylish, diçka mes fustanit, xhaketës normale dhe kimonosë.

E bardhë totale

Nuk ka të bëjë me rregullat kur mund të vishet e bardha, është e gjitha si do ta veshësh. Truket e reja të stilit përfshijnë kombinimin e materialeve, disa shtresa mbivendosur dhe kombinim nuancash të ndryshme.

Rripa obi

Është një nga trendet më interesantë frymëzuar nga rripat japonezë mbi kimono. Zgjidh një rrip stil obi me trashësi mesatare dhe bëje nyjë në anë për të evidentuar mesin.

Të sheshta, shapka ose atlete

Këpucët e rehatshme janë ende mes nesh. Kështu që, qofsh e apasionuar pas atleteve, sandaleve me dy rripa ose të sheshtave minimaliste, do ketë gjithmonë diçka të bukur dhe të përshtatshme për ty.

Prerjet me një krah

E beson apo jo, shpatullat janë bërë pjesa më seksi e trupit menjëherë. Tregoji me këto bluza dhe fustane që janë perfekte për takimet e mbrëmjes.

Xhinset shumë të gjera

Xhinset vishen në çdo kohë, por këtë herë janë të prera dhe shumë të gjera. Vish bluza të ngushta për të krijuar një kontrast bombastik.

Bluzat stil polo

Kjo është një mënyrë për të luajtur me temat sportive këtë sezon. Bëhu gati të ngresh jakat dhe t’i kombiosh nëse dëshiron me veshje të tjera më fashion.

Jeshilet ushtarake

Kërko një dyqan me veshje për ushtrinë dhe do gjesh çfarë të duhet, shkruan revista class. Stilistët kanë bërë propozime të ndryshme këtë vit, por do këshillonim të zgjidhnit ngjyrat tradicionale me nuancë ulliri.

Shtresa njëra mbi tjetrën

Më në fund një sekret i veshjes së rrobave njëra mbi tjetrën për vajzat në modë. Vish një këmishë të shkurtër apo të gjatë mbi fustan për një pamje ngacmuese me doza ekstravagance. /Telegrafi/

Gjithashtu mund të lexoni

Po ngarkohet...