19 këshilla që fëmijët tuaj të jenë përplot me vetëbësim!

0 167

Në vijim do t’ju paraqesim disa faktorë të cilët u ndihmojnë prindërve që ta kultivojnë vetëbesimin në fëmijët e tyre:

1. Lavdëroje fëmijën tënd në prani të njerëzve të tjerë.

2. Mos e bëj atë që ta kritikojë veten e tij!

3. Gjatë bisedimit me të përdori fjalët si “mundësisht” dhe “faleminderit”!

4. Trajtoje atë si fëmijë dhe bëje që ta jetojë fëmijërinë e tij!

5. Ndihmoje atë që ai vetë të marrë vendime!

6. Mësoja atij notin!

7. Shpalle atë mysafir nderi në ndonjë nga ndejat tuaja!

8. Pyete atë për mendimin e tij dhe vepro sipas mendimit të tij në ndonjë çështje!

9. Caktoja atij një kënd në shtëpi për t’i kryer punët e veta dhe shkruaja emrin në gjërat që i bën ai!

10. Ndihmoje atë në zgjedhjen e shoqërisë!

11. Bëje atë që ta kuptojë rëndësinë e vet dhe se ai i ka disa forca, të cilat ia ka dhuruar Allahu!

12. Mësoje atë të falet bashkë me ty dhe mbilli në të parimet e besimit në Allahun!

13. Mësoja atij aftësitë e shprehjes së mendimit, prezantimit dhe mënyrën e komunikimit me njerëz!

14. Mësoje atë se si t’i lexojë informacionet dhe si t’u përmbahet atyre!

15. Mësoje atë t’ia caktojë vetes disa parime dhe detyra, të cilave do t’u përmbahet!

16. Mësoje atë se si jepet ndihma e parë!

17. Përgjigju atij në të gjitha pyetjet!

18. Zbatoje premtimin tënd ndaj tij!

19. Mësoje atë të përgatisë ushqime të thjeshta, siç është skuqja e vezëve, nxehja e bukës, etj.!

Gjithashtu mund të lexoni
Po ngarkohet...