2-3 pika nga ky vaj dhe kurojini të gjitha infeksionet e dhëmbëve!

0 326

Get real time updates directly on you device, subscribe now.

Infeksionet e dhëmbëve janë një shqetësim shëndetësor i zakonshëm që prek të gjitha moshat. Shpesh shkaktohen nga bakteret që hyjnë nëpërmjet ushqimeve apo dhëmbëve të prishur, që më pas përhapen në rrugët e frymëmarrjes.

Nëse nuk trajtohet në kohë, infeksioni mund të përhapet në kockën ku mbështetet dhëmbi dhe mund të çojë në komplikacione të rënda kërcënuese për jetën. Një dietë e lartë në karbohidrate, higjena e dobët e dhëmbëve dhe ushqimet ngjitëse janë ndër faktorët kryesor që çojnë në prishjen e dhëmbëve dhe si rrjedhojë në shfaqjen e infeksioneve.

Simptomat më të dukshme të infeksionit të dhëmbëve lidhen me vështirësitë në hapjen e gojës, temperaturë, mishra të acaruar, aromë e pakëndshme goje, ndjeshmëri ndaj ushqimeve të nxehta apo të ftohta, etj.

Ju mund ta trajtoni infeksionin e dhëmbëve edhe vetë në shtëpi pa përdorur asnjë lloj ilaçi. Vaji i rigonit përmban antioksidantë dhe komponentë antibakterialë, ndaj është shumë i mirë për infeksionet e dhëmbëve. Ai përmirëson sistemin imunitar dhe ndihmon në përshpejtimin e procesit të shërimit.

Përbërësit:
  • ¼ filxhan kafeje ujë të ngrohtë
  • 3-5 pika vaj rigoni
Udhëzime:

Kombinojeni vajin e rigonit me ujin e ngrohtë dhe përziejini mirë. Bëni gargare me këtë përzierje për 10 minuta. Më pas nxirreni jashtë.

Përdoreni për disa ditë rresht derisa të mos ndjeni më dhimbje apo simptoma të tjera të lidhura me infeksionin.

Gjithashtu mund të aplikoni direkt 2-3 pika vaj rigoni në mishrat e dhëmbëve apo në dhëmbët e infektuar dhe ta mbani për 15 minuta.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...