HAHAHAHA WOWWOW DASHURIDASHURI TËRHEQËSTËRHEQËS BOSSBOSS

5 maskat më të mira të fytyrës me vezë

Maska nr.1

E bardhë veze dhe mjaltë

Ju duhet një e bardhë veze dhe një lugë caji me mjaltë. Përzjejini bashkë të dy përbërësit sa të formohet një maskë homogjene dhe vereni në fytyrë dhe qafë. Lereni të pushojë për 15 min dhe me pas shplajeni me ujë të ftohtë.

Kjo maskë do të tonifikojë, mbyll poret dhe do ta shk[lqejë fytyrën tuaj. Eshtë e mire edhe për nje fytyrë më rrudha.

Maska nr.2

E bardhë veze dhe kos

Ju duhet një e bardhë veze dhe një lugë gjelle me kos. Mund te shtoni dhe pak sheqer kaf. Përzjejini bashkë të dy përbërësit sa të formohet një maskë homogjene dhe masazhoni butësisht fytyrën për 10 min dhe me pas shplajeni me ujë të ftohtë. Kjo maskë është shumë e mirë për të hequr qelizat e vdekura dhe papastërtitë nga fytyra. Njekohësisht ushqen dhe hidraton lëkurën duke i dhene shumë shkelqim.

Maska nr.3

E bardha e vezës dhe miell tërshëre

Ju duhet një e bardhë veze dhe dy lugë gjelle me miell tërshëre. Përziejini bashkë të dy përbërësit sa të formohet një maskë homogjene dhe lëreni në fytyrë për 20 min dhe me pas shplajeni me ujë të ftohtë. Pas kësaj maske do të dukeni sikur sapo keni dalë nga takimi juaj me estetisten sepse kjo maskë ka nje efekt lifting (anti rrudhë) të paparë.

Maska nr.4

E bardhë veze dhe lëng limoni

Ju duhet një e bardhë veze dhe dy lugë gjelle me lëng limoni, shtoni edhe pak mjaltë nëse dëshironi. Përzjejini bashkë të tre përbërësit sa të formohet një maskë homogjene dhe lëreni në fytyrë dhe në qafë për 30 min dhe me pas shplajeni me ujë të ftohtë. Kjo maskë do tju ndihmojë të eleminoni njollat kafe në fytyrë, mbylljen e poreve dhe ushqimin e lekurës.

Maska nr.5

E bardhë veze dhe uthull molle

Ju duhet një e bardhë veze dhe dy lugë gjelle me uthull molle. Përzjejini bashkë të tre përbërësit sa të formohet një maskë homogjene dhe lëreni në fytyrë dhe në qafë për 30 min dhe me pas shplajeni me ujë të ftohtë.
Kjo maskë do tju ndihmojë të eleminoni papastërtitë në fytyrë ,njollat kafe, mbylljen e poreve dhe heqjen e rrudhave.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

A ju kujtohet fustani? Hit i ri në internet: çfarë ngjyre janë atletet?

Shurupi i qepës së kuqe me mjaltë, lehtëson virusat e stinës…